Kategori
Uncategorized

Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!

Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit.

Shkruan Dr, Enver Bytyçi:

Sali Berisha nuk ka lindur për t’u qaravitur. Ai nuk ka lindur as për sfida të vogla, me të cilat përballen gati të gjithë banorët e planetit.

Sali Berisha bën gabime, por nuk bën gabime, të cilat e mbajnë peng në jetën e tij.

Kjo sepse ai është krenar, mbart vlera, konservon një lloj integriteti, që rrallë kush mund ta marrë me mend.

Për këto arsye sekretari i Shteti,t Antony Blinken, ka gabuar kur mori vendimin e shpalljes së Sali Berishës non-grata.

Madje jo aq me shpalljen e vendimit, sa me arsyetimin e atij vendimi.

Nëse Blinken do ta dinte se do përballej me kongresmenët në Komisionin e Jashtëm, zor se do ta kishte marrë atë vendim.

  • Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit.
  • Sepse në pamundësi të japë prova dhe fakte për arsyetimin e vendimit të shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Berisha, ai do të joshë senatorët, kongresmenët dhe median amerikane që të investigojnë se çfarë fshihet prapa atij vendimi.
  • Kështu është kur i beson birit në shpirt të Sorosit, me emrin Edi Rama!

Berisha e nisi sfidën me padinë e tij në gjykatën franceze. Ndërkaq Blinken u tregua aq i verbër aq sa të mos mësonte se ish-kryeministri i Shqipërisë është mik i spikatur i familjes së madhe Bush. Dhe dihet se miku i “të zotit të shtëpisë” nuk dëbohet nga shtëpia!

Këto që po ndodhin në Uashington janë një ogur i suksesshëm për Doktor Berishën, që ai ta fitojë sfidën e tij për dinjitetin. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar dikë që të përballet kaq guximshëm si Sali Berisha në emër të dinjitetit.

Kongresmeni Lee Zeldin vetëm sa e nisi betejën e së vërtetës. Dhe e vërteta, edhe nëse vonon, ajo nuk zhduket, nuk asgjësohet.

Do të rrojmë e do të shohim se si ish-Presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, do të ringrihet, jo më në pushtet, por në dinjitetin e tij njerëzor dhe me këtë sfidë ai do t’i bëjë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit.

One reply on “Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!”

Ne shqipetaret jemi nje kome me shume fate. Zoti na lluroi ket toke te bekuar qe kurrkush si ne se ka,bjeshke te larta me lumenje e liqene te mrrekullushme,me fusha te gjera,me dy dete ,ku nen kullen eqellit blu dilli shendrite me rrezet e ti te arta ne chdo stine te vitit keto mrrekulli natyrore,qe ne edhe aqe shume nuk i vlersoime,sikure nuk vlersoim veten tone njerzit e mechem te kesaj rrace qe bota e qytetruar me historianet e saje bani apel fuqive te medha ta ruajme ket rrace,qe po zhduket kadale nga coptimet e fqinve tan te pa ngopur. Me duket se meveprimet qe bejme si kome kemi dichka te perbashket me IZRAELIN ,qene chdo kohe ekzekutonte profetet e vet shekulli 20 per ne SHQIPETARE T i’shte rilindje ne boten e lire njerzit e menchem qe u larguan nga SHQIPERA para dhe gjate komunizmit bane emer ne boten e qytetruar. NANA TEREZE me shejterin e saj bani qe tane bota ti thrrase NANE. Ky kombi I vogel nga gjiri i saje nxorri nje shejtore ku horrat e tiranes komunistet dallkauk e quanin lavire dhe i mohuan ardhjen ne token qe e lindi qe te qite nje grushte dhe te vorri i nanes vet. Iku kjo murtaj ne vitett 1992 erdhi legjenda e re SHQIPETARE Dr. SALI BERISHA nje shkenctar,nje kardiolog i zoti nje ATDHETAR i madhe nje familjare shembullore,nje mik i madhe i kombit ANERIKANE dhe fammiljes madhe BUSH dhe nje pjese e xhullive te KRISHTI qe fatkeqesisht nodhet ne SHQIPERi kryqezoin legjenden SHQIPETARE. Po kryqrzohet Krishti

Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te Gjergj Markaj Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s