Kategori
Uncategorized

Me zgjedhje të shpeshta, largohen stabilokratët që sundojnë deri sa vdesin.

Zgjedhjet janë zgjidhja! – Nga Ylli Manjani

Zgjedhjet e shpeshta janë zgjidhja.

Asgjë më të shëndetshme se zgjedhjet nuk di që të mund të largojë të gjitha të këqijat e politikës që njohim.

Me zgjedhje të shpeshta, largohen stabilokratët që sundojnë deri sa vdesin.

Më zgjedhje të shpeshta bie oferta financiare e blerjes së votave për pushtet. Nuk ka më para për një pushtet që bie pas një viti. Ska më logjikë.

Me zgjedhje zgjidhen të gjitha krizat e politikës. Politika nuk ka më të drejtë të gjykojë kundërshtarët, sepse ata i gjykon vota.

Me zgjedhje të shpeshta qeveritë detyrohen të qeverisin. Ata nuk sundojnë dot më sepse bien…

Me zgjedhje të shpeshta bien kokat e politikanëve dhe u hapet rruga të tjerëve.

Gara e sjell zhvillimin, por duhen zgjedhjet ku ajo të ndodhë.

Zgjedhje sa më shpesh!

Zgjedhjet e shpeshta çlirojnë shqiptarin nga kontrolli i përhershëm politik.

Shqiptari jopolitik dhe i lirë bën çudira.

Për fat të keq ka ende shumë analistë që rrudhin turinjtë kur ua plas në sy këtë zgjidhje, por është e vetmja.

Zgjedhjet janë thelbi i demokracisë. Kush është kundër zgjedhjeve, është kundër demokracisë.

Populli vendos vetë, jo me politiqenër!

Aq më pak me ambasadorë dhe teori importi mbi demokracinë, politikën e shtetin.

Shqipëria ndryshon vetëm me zgjedhje! Me stabilokratë vetëm përkeqësohet.

©Ylli Manjani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s