Kategori
Uncategorized

Berisha: Qëndrimi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, arsyeja e shpalljes sime “non grata”

Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi këtë të Premte se qëndrimi i tij kundër projektit të shkëmbimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës është arsyeja e shpalljes së tij “non grata”.

Në krye të intervistës, Berisha komentoi deklaratat e Ramës për të para vendimit të djegies së mandateve nga opozita.

“Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, e kapërcen dot oqeanin?… Shiko vizën e kuqe që të ndan ty”, shprehej Rama nga Kuvendi.

Lidhur me deklaratën, Berisha u shpreh: “Kur ai e tha, nuk e dija. Absolutisht jo! S’kisha marrë mesazh nga askush. Mora vesh më pas që behej fjalë për përfshirjen time në listën e zezë me pretekstin se kisha bërë konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA për Kosovën.

Qesha kur e dëgjova se kjo s’mund të ishte.

Ligji amerikan termin konspiracion e përdor dhe ndaj qytetarëve të vetë për probleme me jashtë, por unë s’isha qytetar amerikan.

Lobimi ishte i fuqishëm i Ramës, Soros dhe Thaçit për të përqafuar idenë e ndryshimit të kufijve. U lobua jo vetëm te diplomatët, por dhe te ‘think-tanket’ që kanë ndikim në opinionbërje. Kundërshtimi im u prit me një zemërim të thellë deri në urrejtje, por unë e kisha jo kundër dikut por në interes të kombit tim”.

“Meqë su realizua marrëveshja, Bolton iku dhe pse s’ka pasur qëndrime të favorshme për Kosovën, Rama me Soros kaluan në aspektin tjetër: ca ti bëjnë këtij. Se kisha menduar se mund të arrinin në një vendim të bazuar në shpifje”, u shpreh ai.

Ai po ashtu hodhi poshtë edhe akuzat e tjera që përmenden në deklaratën e DASH për shpalljen e tij “non grata”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s