Kategori
Uncategorized

Shehaj një çilimi tipik, jo në nivelin e duhur për të luajtur në superligë.

Dje në mbrëmje shpërthyen komente në rrjet ngaqë Agron Shehaj shpalli disi me krenari se ishte ftuar nga ambasadorja amerikane Juri Kim.

Duhet sqaruar se nuk ka asgjë të keqe nëse një deputet dhe kandidat për kryetar i PD, thirret nga ambasadorja amerikane dhe takohet me të. Shteti amerikan si shtet mbrojtës i shqiptarëve e ka si praktikë pune që thërret dhe takon njerëzit të cilët kandidojnë për diçka të rëndësishme, në ketë rast për postin e kryetarit të PD.

Mirëpo Agron Shehaj u tregua foshnjarak, njeri pa nuhatje politike, amator sa më ska. -Një kandidat i mençur e politikan rrace, do e lexonte mirë gjendjen emocionale të demokratëve.

Demokratët janë të zemëruar për non-gratan e liderit të tyre historik. Zemërimi do të kalojë por momentalisht janë të zemëruar.

Dhe Shehaj mund ta takonte ambasadoren por jo ta shpallte me karshillik sepse duke e shpallur ashtu, si preku ndjeshmërinë dhe zemërimin e atyre që me datë 13 do të votojnë për kryetar të PD.

Lulzim Basha nuk mori pjesë në ceremoninë e ushtrisë shqiptare dhe ushtrisë amerikane në qendër të Tiranës, me ftesë të Niko Peleshit.

Jo sepse është antiamerikan, përkundrazi. Por sepse e kupton mirë gjendjen, njeh më mirë demokratët dhe nuk deshi t’ua ngacmojë zemërimin.

Shehaj si politikan pa përvojë u ekzaltua dhe u emocionua nga ftesa dhe nxitoi ta shpallte publikisht për të thënë, o shikoni, edhe unë jam pak i rëndësishëm, më thirrën në takim. Kjo vjen ngaqë Shehaj nuk ka pasur kurrë ftesa të tilla.

  • Ndërsa Basha i kalitur në punët ndërkombëtare,
  • Basha që ka pritur George Bush në Tiranë,
  • Basha që ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe ka takuar Condoleezza Rice,
  • Basha që ka takuar, Merkelin, Trumpin, Obamën, është nivel tjetër, nuk ka nevojë të shpallë me tellall një ftesë, për tu dukur i rëndësishëm.
  • E ka kaluar atë stad dhe e ka konsumuar atë emocion.
  • Ndaj Agron Shehaj është çilimi politik i cili po rritet. Dhe këto qortime do ndikojnë në rritjen dhe ftillimin e tij.

Shehaj duhej të tregohen i zgjuar.

Nuk u tregua.

Dhe mungesa e kësaj zgjuarsie e cila nxjerr në pah papjekurinë politike, tregon se Shehaj nuk është në nivelin e duhur për të luajtur në superligë, nuk ka formimin për të qenë politikan i nivelit të parë. Është ende i vogël i paformuar dhe i pakalitur politikisht.

Duke lëshuar shenja të tilla papjekurie, humbi besimin ose thelloi mosbesimin që ekzistonte. Demokratët pyetën veten, a mund të na udhëhqë një njeri i cili nuk nuhat situata kaq të thjeshta dhe nuk njeh rregullat më minimale të fitimit të besimit? Kur bën gabime në situata kaq të lehta, po në raste dhe në situata më delikate se kjo, a mund tja besojmë drejtimin një njeriu kaq pa nuhatje e kaq pa instikte politike?

Agron Shehaj duhet të rrijë në Partinë Demokratike dhe në parlament sepse këto janë dy institucione të rëndësishme politike në Shqipëri. Institucione ku mëson dhe bëhesh politikan.

Si përfundim le tu hedhim një sy të gjithë atyre të cilët kanë kandiduar për kryetar partie në partitë shqiptare.

Majko-Nano: Majko ishte kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm e PS, Nano kishte qenë kryeministër në vitin 1991 dhe në 1998 ishte kryetar partie. Të dy kishin përvojë. Rama në 2003, kandidoi duke qenë një mandat kryetar i bashkisë. Nuk fitoi.

Rama-Mejdani: Rama vinte prej 5 vitesh qeverisje bashkiake dhe një garë e humbur për parti. Mejdani kishte qenë president dhe politikan i lartë negociator në vitin 1997.

Basha-Olldashi: Basha vinte si 3 herë ministër dhe kryetar bashkie, Olldashi si dy herë ministër, kandidat i Tiranës në 2007, kryetar i FRPD, njeri i cili jetontë në parlament prej vitit 2001.

Pra të gjithë ata që kanë kandiduar, kanë qenë pesha pak të rënda, me karrierë e me përvojë.

Agron Shehaj është i vetmi kandidat në historinë politike i cili as ka karrierë partiake, as karrierë administrative, as parlamentare, as ka përvojë në përplasje dhe situata delikate politike.

Ka vetëm amplifikimin e disa portaleve dhe njerëzve të mllefosur pse nuk i ka përfillur PD dhe të cilët mendojnë se duke përdorur Shehajn, munden t’i tregojnë forcë PD-së. Ndaj Shehaj nuk ka faj kur gabon, sepse sdi.

Marre nga Faktor.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s