Kategori
Uncategorized

Frika nga padrinot, dhe tymnaja mediatike e mediave të blera nga politika dhe krimi .

Ka 20 vjet që ‘padrinua’ ish pedagogu i shkencave të natyrës, i ikur me vakt e kohë nga sherbimi informativ, çdo javë thirret në emisjon-opinione, si ato katersiluruset e vjeter, që sillnin Pogradec kur vinte Enveri, dhe zgjonte gjithe qytetin nga zhurma.

“Padrinua” thirret jo per njohurite e tij si ish pedagog i shkencave të natyrës, por si person vip, gjitholog në çdo emisjon televiziv të varur dhe ne mbrojtje të Ramës .

Kapardisur në kolltuk, mbasi i jepet fjala pa limit, del dhe flet përçat si specialist për politikën e re, mbrojtjen,per korrupsionin e Berishes, për shërbimet sekrete të botës, për UÇK-në, për haxhiajt që i kalbi burgjeve, për haklajt që i futi në kurth dhe i keqpërdori deri sa sngeli më këmbë prej tyre…

Me lepe peqe dhe trup përkulur drejtuesit e emisjonit, i drejtohen personit në fjalë.

Ç’mendim keni ju Z.”Drejori i shërbimit Informativ”. (a thua ai është ish Dr i CIAS) dhe jo një pensionist militant, abuzues dhe mashtrues “rilindas”

Kjo edhe mbas 20 viteve.

Drejtori është i gjithditëshmi, i gjithanshmi, i gjithpushtetshmi.

Psikologu dhe politologu ku shqiptarët të trembur akoma dhe sot nga patronazhistet, nje si me hijen e ish sigurimit të shtetit, duhet te harrojne frikën nga krimi apo darken pa bukë, por duan dhe duhet ta dëgjojnë dhe shijojnë atë, dhe zhurmnajën e tij, një si ujin e pakët në shkretëtirë. Një si dikur para 1990, ato skodat turigjata Çeke, që s’ngopeshin me karburant, dhe nxirrnin vetëm tym të zi.

Mbas tij filluan të na nxjerrin dhe një tjeter vip, ish prokurorin e liruar nga detyra. Z. Hajdari…

Flet burri i botës, e flet e flet broçkulla, si kodra mbas bregut…

Flet me emra e dosje të “nxeta e të ftohta” para 15 vitesh, dhe kur e pyet dikush ne emisjon, çkanë ato dosje a i ke parë, a i ke shfletuar ndonjëherë ?

I iken pyetjes si gjarperi të ftohtit dhe si mburravec pergjigjet se “Unë kam qënë shef i modh” ato dosje ishin ne prokurorite e rretheve,

Mire ato dosje si ka parë, dhe flet se ashtu të kanë thënë, po për kanabisin, “mushkonjat e divjakës” kondieneret me kokainê që “zhdoganohen” çdo javë në Durrës, Xibraka, shullazët, habilajt, vrasja e Santos, vrasja e gjykatsit në Vlorë, krimi, dy ministrat e brendshem të lidhur ngushtë me kultivimin dhe transportin e drogës, Olsin, Tirana, Velina dhe Ndrageda, apo vjedhjen e votës …

Ikja e 500 mijë shqiptarëve në qenqeverisjen Rama, a thua s’ta kanë vrarë veshin z. ish prokuror i modh !?

A thua si ke pare, si ke dëgjuar, sta mban te flasesh, apo ta kane zënë gojën, dhe duhet të flasësh vetem simbas programit të detajuar më parë…

Dhe sapo del në një TV, ish prokurori i përgjithshëm dhe denoncon jo vetem gjyqin ndaj tij, por denoncon për afera të errëta qoftë dhe nga nderkombëtarët në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Denoncon abuzimin e nderkombetareve me ligjet e shtetit, kjo duke shfrytezuar pushtetin dhe statusin e tyre.

Denoncon dosje të rënda trafiku, krimi e korrupsioni nga pushtetaret “rilindas” .

Akuzon vetë kryeministrin dhe bandën e tij të lidhur me këto afera kriminale..

Menjehere sikur i ka pickuar gjarperi, padrinot krijojnë emisjon-opinione, çahen e ndahen TV-të, nga “analistët” politikanët, gazetarët, duke mbrojtur ish ambasadoret, dhe ambasadoret, ish sekretarin, apo sekretarin shtetit (a thua ai apo ata kanë nevojë per mbrojtjen e ketyre, apo këta paguhen për të bërë tymnajë të zezë, sapo del në skene emri i shefit të madh)

Aq shumë dalin ne emisjone te porositura, aq bertasin e shkumbojnë, këta “politikanë” kazinosh dhe “analistë” biznesi, sa kercen nga frika jo më qytetari, por dhe qeni i kallajnxhiut.

Kjo gjithshka mund të jetë, por një shtet i të drejtës, dhe medie e lirë, siç pretendojnë abuzuesit me pushtetin, qofshin këta edhe diplomatë…

JO.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s