Kategori
Uncategorized

3 komuniste imorale e hajdute që kishin ngatërruar punët e partisë .

1977/“Punon 20 orë në ditë”

1977/“Punon 20 orë në ditë”

Çështja e atyre që “punonin shumë”, ishte bërë mjaft e përhapur në mbledhje të regjimit të dikurshëm. Duke qenë çdo gjë e mbështetur në gënjeshtra, kjo e punës së madhe konsumohej shpesh për elementë të spikatur. Mirëpo jo kurdo mund të hahej kjo gjë. Pjesë nga biseda e vitit 1977:

Hekuran Isai: Shoqja Ollga si drejtoreshë e ndërmarrjes bujqësore frutore dhe si kryetare e komisionit të kontrollit e të revizionimit, mori pjesë në mbledhjen e byrosë së partisë të ndërmarrjes ku u vendos të përjashtoheshin nga partia 3 komuniste imorale e hajdute që kishin ngatërruar punët, deri sa për hir të njërës prej tyre, ishin marrë masa edhe ndaj kryetarit të Frontit të lagjes. Mirëpo, për këtë mbledhje byroje, njëra nga ato që do të përjashtohej nga partia për vjedhje plotësisht të argumentuar, u ngrit dhe akuzoi shoqen Ollga si të implikuar në vjedhje.

Enver Hoxha: Mirë e kritikuan Nimetin, por nuk guxoi njeri të thoshte që ai duhet shkarkuar nga kjo detyrë?

Hekuran Isai: Jo, një gjë të tillë nuk e tha njeri. Në mbledhje u fol edhe për anët e mira të tij.

Enver Hoxha: Për anët e mira thua ti Hekuran, por kur them shkarkimin, nuk e kam fjalën për t’i futur në burg ata përdorin metoda të gabuara në punë, që nuk thellohen sa duhet në analizat e bëra, etj, etj, por për të marrë masa ndaj tyre deri dhe në largimin nga detyra që kryejnë, sepse duam që puna e partisë të ecë gjithmonë përpara.

Hekuran Isai: Kështu është shoku Enver. Kjo që thoni ju u shtrua për Myzeferin, kur biseduam për heqjen e tij nga detyra e kryetarit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor. Ndërsa për Nimetin shokët thanë që është punëtor, punon nga 16 orë në ditë, etj.

Enver Hoxha: Kush more punon 16 orë në ditë? Mos është si ai tjetri që thoshte se rrinte 20 orë në punë dhe veçse 4 orë i mbeteshin për të ngrënë, për të pirë dhe për të fjetur.

Hekuran Isai: Unë shoku Enver, pata rastin të marr pjesë edhe në një mbledhje tjetër me vlerë që u organizua me pjesëmarrjen e sekretarëve të organizatës-bazë.

Kastriot Dervishi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s