Propaganda e ndyre atishqiptare…e Ramës dhe Velinë, se mbas Bashes qëndron Sali Berisha e sinkronizoj mbrëmë dhe presidenti Sërb Aleksandër Vuçiç.

Ai provokoj parmbrëmë në një televizion të Beogradit kur tha se ” Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre”!

Aleksandër Vuçiç provokoi parmbrëmë në një televizion të Beogradit kur tha se ” Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre”! E lidhi politikën shqiptare pas fiksionit serb të përçarjes veri-jug. Në stilin e tinzarit ai hodhi helmin e pastaj tha “kjo është çeshtje e tyre”!
Me këtë deklaratë ai u përpoq që ta përçante më tej skenën politike shqiptare e madje të nxiste edhe konflikte krahinore e të tjera si këto. Në fakt Vuçiç me këtë deklaratë zbuloi dy të fshehta të njohura tashmë:

Së pari, faktin që Serbia është sponsorizuese e të gjitha konflikteve në Shqipëri dhe se përmes këtij konflikti ajo ia ka arrit ta ruajë supremacinë rajonale. Kjo do të thotë që shqiptarët duhet të reagojnë me bashkim dhe unitet politik, fetar e krahinor kundër këtyre skenarëve serbë për përçarjen e tyre.
Së dyti, presidenti i Serbisë zbuloi faktin se në tetë vitet që po ikin e ka përdorur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që të përçajë skenën politike shqiptare dhe të dëmtojë imazhin dhe fuqinë e dy shteteve shqiptare përballë agresionit dhe diversioneve serbe.

Madje Rama punoi fort edhe për rehabilitimin e kreut të shtetit serb në arenën ndërkombëtare! Mjafton të kujtojmë lëmshin dhe konfliktin e madh që ai nxiti në politikën e Kosovës ose përkrahjen e të gjitha iniciativave të mikut të tij, Vuçiç, në rajon e të tjera si këto.
Prof. Dr. Enver Bytyci