
“Mos i ikë debatit si burracak, ai të tregojë se çfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj çfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.

- Kjo kërkesë vjen me qëllim që të ballafaqohen programet përpara zgjedhjeve elektorale të 25 prillit.
Sipas liderit të opozitës Basha, debati është modeli që e fut Shqipërinë në rrugën e përparimit dhe zhvillimit.