Kategori
Uncategorized

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo.

Profesor Vili Minarolli/

Te dashur miq, une jam xhaxhai i atyre dy vajzave qe u shprehen ne media ne oborrin e spitalit infektiv , per fatkeqesine qe u kish ndodhur me vdekjen e babait te tyre dhe vellait tim, inxh. Rifat Lalo ( Minarolli).

Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhene asnje ndihme dhe ju lutem duhet te mirekuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete.

Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike.

Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte kunderta.

Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje.

Nuk ka mjek por edhe njeri i zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne bevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, sic nfodhi ne rastin tone?

Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo.

Ajo thirrje nuk eshte kundra nje mjeku qe per shkak te pamundesise detyrohet te genjeje,

kundra nje ministre idiote ( me falni se nuk gjeta fjale tjeter) qe mashtron dhe shplan trute e njerezve me propagande te genjeshtert 24 ore , nje sherbetore e bindur e shefit te saj qe ne cdo fjale qe nxjerr nga gojabvetëm genjen dhe mashtron.

Keto qe ndodhin sot ne vendin tone nje vit pas shpalljes te pandemise nuk mund te krahasohen me ato qe ndodhen para nje viti kur bota u gjend e papergatitur.

Te dashur miq, gjithesecili nga ne e sheh ku kemi arritur.

Ajo qe na ndodhi ne si familje me njeriun tone te dashur cdo dite mund t’i ndodhe kujtdo.

Thirrja e dy vajzave qe qanin per vdekjen e te jayit eshte per ju te tjeret, qe sot, neser… te mos e perjetoni ate qe perjetuan ato dhe mijra familje te tjera.

Me mashtrime me genjeshtra dhe propagande per shplarje truri nuk shpetohen jetet tone.
Kosova na e dha shembullin , qe u ndihmuan duke u hequr boset e krimit, te korrupsionit dhe papergjegjshmerise qe u kishin zene gryken dhe nuk merrnin dot fryme.
Ju falenderoj!

Te Gjitha

Vdiq në Infektiv pasi e lanë në karrige dhe pa skaner, detaje të reja nga denoncimi rrëqethës në Fax News. Viktima vëllai i ish-deputetit dhe ambasadorit të njohur shqiptar

 8 hours më parë 0

Fax News mëson detaje të reja nga denoncimi i bërë pak minuta më parë nga dy vajza që babai i tyre Rifat Lalo iu kishte vdekur në spitalin Infektiv në Tiranë, për shkak sipas tyre të mungesës së kujdesit mjekësor.

Burime bëjnë me dije se viktima është vëllai i figurës së njohur të partisë demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë Vili Minarolli. Lalo mbante mbiemër të ndryshëm pasi ai ishte rritur nga halla e tij, ndërkohë që ishte një intelektual aktiv në jetën publike të Tiranës.

Dy vajzat e Rifat Lalos bënë një deklaratë tronditëse për gazetaren e Fax News Fjona Çela, ku thanë se të atit të tyre i ka munguar shërbimi bazë mjekësor. Vajzat u shprehën me zë dhe me figurë, se u janë kërkuar para që babanë ta nxirrnin nga Infektivi në mënyrë që ta çonin në një spital jashtë vendit.

Vajzat e Rifat Lalos shprehen se kanë prova që vërtetojnë se babait të tyre nuk i janë bërë as skaner dhe asnjë trajtim mjekësor.

Vajzat tregojnë se babai i tyre është lënë të presë për tre orë në një ambulancë, derisa më pas e kanë futur brenda spitalit, ku është lënë pranë derës, dhe dëshmonte vetë se kishte ftohtë.

Gjendja e tij është përkeqësuar brenda orësh, dhe mbrëmjen e djeshme atyre u është dhënë lajmi se ai kishte ndërruar jetë. Dy vajzat në gjendje të rënduar emocionale bëjnë thirrje që askush të mos shkojë dhe të trajtohet në spitalet publike Covid, pasi sipas tyre nuk ekziston asnjë lloj shërbimi.

Deklarata e vajzave të Rifat Lalos:

Na thanë që vetëm këtu kishte oksigjen, na thanë që nuk kishte vende të lira në spitale, vendosëm që ta sillnim këtu. Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë. 

Doktoresha Migena Qato nuk kishte një etikë mjekësore, ajo thoshte që po i bëjmë skaner, dhe babai thoshte nuk i bënin asgjë. Babai thoshte që të dilnin, ne komunikuam dhe me mjekë në Bruksel dhe tghoshin që nuk është gjendja aq e rëndë sa e thonë ata aty.

Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë. 

Na tha se e kishin lënë në një karrige, nuk e prekte njeri me dorë, babai ynë ishte intelektual. Kemi shumë pikëpyetje, babai ynë ka ikur me brengë në zemër, na iku tak fak.

Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë.

One reply on “Thirrja e dy vajzave qe u kish vdekur i jati dhe asnje nuk e kish prekur me dore eshte nje thirrje per te gjithe ne. Kjo sot, neser… mund t’i ndodhe kujtdo.”

Lini një Përgjigje te Epsi Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s