Kategori
Uncategorized

Diaspora për Shqipërinë e lirë : Një organizatë Dokrra që nuk bëjnë kokrra.

Sot “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk përfaqsojnë asgjë si persona janë një absurd, pasi sot Shqipëria është gjithçka, por jo e pamundur për të hyre brënda dhe luftuar korrupsionin dhe zhvilluar demokracinë. Kështu që vetë termi “ Diaspora për Shqipërinë e lirë” nuk është gjë tjetër vetëm se nje daulle tip stadiumi O sa mirë me qenë shqiptar dhe përdorim politik.

Ilir Demaliaj/

Dokrra që nuk bëjnë kokrra

Diaspora për Shqipërinë e lirë nje organizatë që përfaqson vetveten për lojra politike të Tiranës.
Sot “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” nuk përfaqsojnë asgjë si persona janë një absurd, pasi sot Shqipëria është gjithçka, por jo e pamundur për të hyre brënda dhe luftuar korrupsionin dhe zhvilluar demokracinë. Kështu që vetë termi “ Diaspora për Shqipërinë e lirë” nuk është gjë tjetër vetëm se nje daulle tip stadiumi O sa mirë me qenë shqiptar dhe përdorim politik.

Diaspora kudo, as me parë dhe as sot, nuk ka mundur të organizohet dhe zhvillohet instuticionalisht në vëndet ku jeton. Nuk ka mundur të krijojë lobingje në funksion të atdheut në vendet ku jetojnë. Kjo tregon dhe pafuqinë organizativ dhe financiare të diasporave shqiptare, pavarsisht tam-tameve O sa mirë me qenë shqiptar.

Ka individë që kanë arritur suksese në profesione dhe biznese jashtë Shqipërisë apo kanë ndërtuar jetën dhe të fëmijëve në ato vende, por që nuk kthehen në Shqipëri sado dashuria për Atdheun ka fuqi, por pa fuqia e fuqisë së Atdheut lakuriq, pa bosht moral dhe dinjitet shoqëror nuk mund të mbizotërojë për të lënë një jetë të ndërtuar në perëndim dhe për ta hedhur ate në Kazinon e Atdheut.

Për më tej kur disa si këta të “Diasporës Shqiperia e lirë” që i ka ngelur ora pas Luftës së II por fatkeqsisht të lindur pak para 90ës apo pas 1990, na thonë se janë shumë të sukseshëm atje ku jetojnë por kthehen për Atdheun(?!!)

Shqipëria nuk është as para Pavarsisë që të sakrifikojë diaspora për Pavarsinë e vendit dhe as vënd diktatorial i mbyllur për ta çliruar atë.

Shqipëria vuan kulturën e saj të nënshtrimit, të pajtimit dhe konformimit me të keqen dhe hipokrizinë në mardhenie sociale-shtetrore në ngritjen e shkerdhatokracise administrative-mediatike si manipulim-simulim i llumit qofte kjo dhe diasporë-mashtrues si strehë horrash.

Jam kunder votes se diaspores si perdorim dhe manipulim i pushteteve të radhës me kameleonet diasporik të cilët pa filluar na kërkojnë dhe vende në Parlament apo qeveri. Pse? Kush është kontributi tyre? I kemi parë diasporikët e Rilindjes si shkuan si të dështuar… gjoja për Atdheun dhe ropën dhe abuzuan dhe u transformuan me milion dollarë nga botoxet dhe fryre nga orgjitë. Disa pasi morën plaçkën e vjedhur u kthyen në vëndet nga kishin ardhur dhe ngritën biznese me plagët e Atdheut jashtë Atdheut në diasporë duke vazhduar dhe me lidhjet me qeveritarë dhe pastrimin e parave të tyre.

Permbysja do të bëhet vetëm nga ndërgjegja e brëndëshme që vjen nëpërmjet ndërtimit moralit dhe ballafaqimit me të vërtetën dhe raportit me të vërtetën. Të tjerat janë dokrra që nuk bëjnë kokrra.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s