Kategori
Uncategorized

E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryetari i Partisë Republikane / Fatmir Mediu/

🔹 Historia e të djathtës është histori njerëzish që e kanë krijuar atë. Nuk mund të ketë sukses një parti politike, një opozitë, në qoftë se nuk do të dijë të vlerësojë, jo vetëm historinë e vetë si vlerë e shkruar e historisë, e arritjeve, por sidomos si vlerë e kapitaleve njerëzore që kanë krijuar këtë histori. Prandaj është shumë e rëndësishme që në rrugëtimin tonë për të bashkuar shqiptarët më 25 prill, të bashkojmë në radhë të parë atë që është identiteti politik i të djathtës, të përndjekurit politikë, ata që u persekutuan, pronarët, themeluesit, krijuesit, ideatorët e lëvizjeve demokratike, ata që kanë kontribuar në këto 30 vite, ata të cilët janë një potencial i jashtëzakonshëm intelektual, por dhe politik dhe elektoral, jo vetëm për Partinë Republikane, por për Partinë Demokratike dhe gjithë opozitën.
🔹 Rama po e shkatërron çdo gjë të ndërtuar në këto 30 vite sepse e ka nisur çdo gjë me zero. E kam thënë dhe po e përsëris, zeroja prodhon vetëm zero, dhe kjo është ajo që ka prodhuar Edi Rama, mohimi, përbuzja, fyerja, shkatërrimi, e ka sjellë Shqipërinë në momentet më të vështira në historinë e saj politike.
🔹 E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshme të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim.
🔹 Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së saj, të peshës dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera.
🔹 Kjo është trupa elektorale e Partisë Republikane. Këta do të jenë kandidatët, ju do të jeni kandidatët, në çdo qendër votimi, për të punuar të gjithë sëbashku

PartiaRepublikane #30VjetPR #PartiaDemokratike

Arjan Madhi, Romeo Hanxhari, Erjola Keçi, Albi Jahelezi

Valdrin Susaj, Klaudja Trezhnjeva, Erzen Bulica, Mikaela Pinari

Aleksander Buli Carapuli, Klajdi Myftiu, Famela Sullaj, Donald Demaj

Sention Zotaj, Edison Mehqemeja, Brunilda Laboviti, Blendi Sulaj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s