Kategori
Uncategorized

Show strategjik i lypsarit të Tiranës

Ç’farë besueshmërie ka ky njeri që së fundmi ka nisur të mburret se është lypësi më i mirë i Shqipërisë.

Është për të ardhur keq të shohësh sesi një njeri që i vodhi këtij vendi çdo gjë, sidomos shpresën, nuk arrin dot të bëhet njëherë të vetme serioz. Të paktën aq sa të mos bëjë qesharake dhe pa kuptim edhe atë karrige që se ka të vetën.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Bardh Spahia shkruan sot se e ashtuquajtura marrëveshje për kurimin falas të 100 pacientëve shqiptarë në Turqi, njoftuar dje nga Kryeministri Edi Rama, është në fakt një rinovim i një marrëveshjeje të vitit 1999.

100 pacientë janë kuruar cdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit e mirëkuptimit me palën turke numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane. Madje 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin çdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi.

Madje për shkak se dosjet e pacientëve mbahen në sirtarët e ministrisë për t’u verifikuar përkatësinë politike, 40 vende për trajtim shëndetësor u dogjën në vitin 2019, duke e detyruar palën turke që të ndryshonte destinacionin e fondit për kurim drejt Azerbajxhanit e vendeve të tjera. 40 të sëmurëve iu pre mundësia e kurimit falas në Turqi për shkak të paaftësisë e makutërisë

shprehet Spahia.

Nuk ka arsye pse të mos e besojmë zotërinë. Por edhe sikur të marrim në konsideratë se kjo nuk është e vërtetë, fakti që kryeministri i një vendi flet për një kapitull të ri marrëdhëniesh me një vend të cilin e trajton si partrner strategjik dhe si produkut të parë shet një marrëveshje bamirësie, tregon më shumë se çdo gjë se çfarë besueshmërie ka ky njeri që së fundmi ka nisur të mburret se është lypësi më i mirë i Shqipërisë. Është për të ardhur keq të shohësh sesi një njeri që i vodhi këtij vendi çdo gjë, sidomos shpresën, nuk arrin dot të bëhet njëherë të vetme serioz. Të paktën aq sa të mos bëjë qesharake dhe pa kuptim edhe atë karrige që se ka të vetën.

Nga ana tjetër, i njëjti kuptim nis e humbet rëndësinë dhe vlerën kur sheh z. Rama që viziton një kompleks të industrisë ushtarake turke, një sektor ky të cilit kryemnistri i ka qëndruar larg pse e ka të huaj, por edhe pse Shqipëria nuk përfaqëson ndonjë gjë në planin e mbrojtjes. Vizita në fjalë, ku shihen armë të sofistikuara, nuk ka lidhje me asnjë kapacitet të Shqipërisë, me asnjë doktrinë të saj, me asnjë mundësi, por thjesht dhe vetëm është lypja e radhës e dorëzimit në prehërin e një partneri që në fund vetëm do japë për të marrë zonë qëndrimi dhe pozicionimi strategjik. Dhuratat (për ndërtimin e 500 banesave p.sh) nuk vijnë falas.

Kjo ka ndodhur përherë me këtë shtet që pavarësisht se kush kalon këtej, Italia, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik, SHBA apo Turqia, nuk mësoi ndonjëherë të ngrejë brekët e t’i lidhë me ushkurë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s