Kategori
Uncategorized

“PD në misionin historik të kthimit të shpresës”

Nga Ardit Gjinali 

Dhjetori nuk është vetëm një muaj kalendarik në historinë moderne të Shqipërisë; i njëjti është një muaj inspirues i ngjarjeve të mëdha që ndryshuan rrjedhën tragjike të një vendi ku kishte pllakosur tirania, diktatura, errësira dhe regresi i thellë shoqëror.

Dhjetori i 30 viteve më parë shënon fillimin e një epoke të re:- epokën e reagimit qytetar si parathënie e lirisë së gjetur sërish, e tilla e munguar dhe e mohuar në kufijtë e të pamendueshmes për një mendje normale njerëzore. Ditët e fillimit të Dhjetorit janë ditët e mbrujtura me kurajë, guxim, besim, shpresë dhe idealizëm;

– janë ditët që vranë frikën, mundën hezitimin njerëzor, shkundën mpirjen e imponuar qytetare, flakën tutje realitetin e gënjeshtërt duke ushtuar thirrjen për të vërtetën e Shqipërisë së mbyllur dhe të mbetur shumë prapa krahasuar dhe me të singjashmit e saj në fatin politik, gjithashtu. Ditët e bardha të një Dhjetori të veçantë dhe të pangjashëm me të tjerët e mëpasshëm kalendarikë ishin përpjekja për një Shqipëri të ditëve më të mira; ishin ditët që shënuan fillimin e lëvizjes studentore dhe që pasuan me lejimin e pluralizmit politik, përkatësisht me themelimin e forcës së parë opozitare në Shqipëri, Partisë Demokratike.

PD nuk është thjeshtë një logo partiake; është emocion, sakrificë dhe ideal për anëtarët dhe militantët e saj të nderuar; është besim politik për drejtuesit e saj: është alternativë për qytetarët e angazhuar dhe të shqetësuar për fatet e vendit, por të paangazhuar politikisht; është vizioni për Shqipërinë Europiane, e tilla jo vetëm gjeografikisht.

https://www.faktor.al/html5/one.html

Partia Demokratike është forca e vetme politike në realitetet politike të vendeve të ish-Bllokut Lindor që vijon të mbetet një aktor kryesor në opozitë ose qeverisje në skenën politike në Shqipëri.

Kjo parti lindi si shpresa e një Shqipërie ndryshe e jetësuar në idealin e “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”; ishte partia që solli pranverën e parë Shqiptare më 22 Mars 1992; partia që realizoi reforma rrënjësore që transformuan Shqipërinë dhe e drejtuan vendin drejt një ekomomie të lirë në parimet liberale; partia që në vitet e ushtrimit të qeverisjes së saj realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në Keshillin Europës , në organizma të tjera përfshirë Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), nënshkroi Marrëveshjen për Stabilizim Asocim, liberalizoi vizat për Shqiptarët, ishte zëri i Kosovës në mbrojtje të çështjes së saj në arenën ndërkombëtare, pavarësia e së njëjtës u shpall gjatë qeverisjes së saj, u përmbushën kushtet për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.. PO! Ka patur gabime gjatë qeverisjes dhe ka pranuar me përgjegjshmëri të lartë vullnetin qytetar në funksion të interesit kombëtar.

Partia Demokratike ka përjetuar vite të vështira gjatë periudhave politike në opozitë; në-periudhën politike 1997-2005 ka provuar represionin e pushtetit politik të kohës që rrekej të shuante politkisht ekzistencën e forcës së parë demokratike në Shqipëri ; në periudhën politike 2013 dhe në vijim, vijon të përballet me një pushtet që ka njehsuar krimin me politikën dhe përmes inxhinierisë elektorale dhe ndarjes së deformuar territoriale po deformon vullnetin politik të qytetarëve duke mbajtur peng shtetin për pushtetin dhe duke cënuar interesin kombëtar, gjithashtu. Dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira janë dy betejat kryesore gjatë periudhës politike që fillon prej vitit 2013 dhe në vazhdim.
Një Dhjetor i dytë është i vështirë të përsëritet, por ky Dhjetor është periudha ideale për të mbrujtur një shpresë të re përmes një bashkimi të madh për të përsëritur një pranverë të dytë Shqiptare. 25 Prilli është apeli për ndryshim thelbësor në një Shqipëri që meriton të kthehet e rëndësishme sërish; është apeli për një epokë të re që nuk zhbën shumëçka që është arritur, por nuk përsërit praktikat negative të keqqeverisjes që tentojnë instalimin e autokracisë; është apeli për mbrojtjen e lirisë shoqërore, kthimit të dinjitetit qytetar, demokracinë funksionale; rikthimin e shtetshmërisë; drejtësisë së barabartë për të gjithë; zbatueshmërisë së ligjit; shanseve të barabarta; ekonomisë së lirë dhe tregut funksional.

Ndryshimi është shumë i rëndësishëm për shpëtimin e një vendi që lëngon në djallëzinë e keqqeverisjes dhe errësirën e autokracisë; është i rëndësishëm për ta kthyer Shqipërinë në një vend ku Jeta vlen dhe mund të jetohet si qytetarë normal në një qeverisje normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu. Dhjetori shqiptar mbetet një frymëzim i rëndësishëm për tu bashkuar pavarësisht ndasive në mbrojtje të diçkaje shumë të rëndësishme që mund ta humbasim; – bashkohemi në emër të lirisë.
Historia po i jep shansin e madh Partisë Demokratike që të kthejë sërish shpresën në këtë vend; -nuk mund të kthehet vetëm, por nevojitet mbështetja për lokomotivën e ndryshimit që është Partia Demokratike bashkë me aleatët politikë dhe të gjitha flukset shoqërore dhe intelektuale, gjithashtu. Partia Demokratike ka një mision historik për nxjerrjen e vendit nga udhëkryqi i rrezikshëm, por të njëjtët duhen mbështetur……… mbështjetja ndaj Partisë Demokratike, opozitës politike dhe liderit të saj zotit Lulzim BASHA është një kontribut i rëndësishëm kombëtar, gjithashtu. Kohët e vështira që po jetojmë nuk na lejojnë të rendim pas eksperimenteve politike, por pas një force politike që ka dëshmuar që reflekton ndaj gabimeve qeverisëse, gjithashtu.

Koha për tu bërë bashkë për ndryshimin e madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s