Kategori
Uncategorized

PO MUA MȄ GJETE , O ERJON VELIAJ?

Nga Ambasador Vili Minarolli /


Nȅ vȅmendje tȅ Opozitȅs

Nuk e besoj se ȅshtȅ njȅ veprim personal nga ana e kryetarit tȅ Bashkisë tȅ Tiranȅs.

Me tȅ jam takuar vetȅm njȅ herȅ, aty nȅ vitin 2004. Atȅ kohȅ PD e Tiranȅs organizonte protesta tȅ pȅrnatȅshme kundȅr qeverisȅ socialiste dhe F.Nanos.

Ai erdhi nȅ zyrȅn time nȅ PD dhe mȅ kȅrkoi qȅ demokratȅt tȅ shumonin rradhȅt e “mjaftistȅve” nȅ njȅ protestȅ nȅ bulevard kundȅr qeverisȅ socialiste.

Ankesa ime ka tȅ bȅjȅ me kȅtȅ fakt:
Shkova nȅ zyrat e njesisȅ bashkiake ku kam jetuar prej vitit 1949( me disa ndȅrprerje ) dhe ku banoj nga viti 2003 pa ndȅrprerje, pȅr tȅ marrȅ njȅ vȅrtetim si banor i njesisȅ pȅr parkimin e makinȅs.

Mȅ thanȅ se prej disa muajsh nuk jam mȅ banor i kȅsaj njesie, por me “dȅshirȅn time” isha bȅrȅ banor nȅ ish Komunȅn e Farkȅs! Njȅ vit mȅ parȅ kisha marrȅ po njȅ vȅrtetim pȅr rinovimin e patentȅs dhe figuroja atȅ kohȅ banor .

Mora vesh se jo vetȅm isha çvendosur si vendbanim po isha bashkuar edhe me familjen e djalit me tȅ cilin kisha disa vite i ndarȅ.

Dhe kjo kishte ndodhur kȅta muajt e fundit, kur edhe vetȅ rregjistrimin e familjes tȅ djalit nga njesia 5 e kishin çvendosur nȅ ish komunȅn e farkȅs, po pa dijeninȅ e tij.

E vȅrtȅt ȅshtȅ se ai banoi dy vite nȅ kompleksin “Touch of Sun” tȅ ndȅrtuar nga njȅ firmȅ austriake, por ai asnjȅherȅ nuk e çvendosi rregjistrimin e vendbanimit nga lagjia ku ȅshtȅ edhe bashkȅpronar shtȅpie.

Ai tashmȅ ka mȅ shumȅ se njȅ vit qȅ nuk ȅshtȅ banor nȅ kompleksin e mȅsipȅrm, pra edhe gjatȅ periudhȅs kur u bȅ ndryshimi pa dijeni i rregjistrimit tȅ vendbanimit.

Kur thashȅ se ky ndryshim vendbanimi nuk ȅshtȅ problem personal , kam parasysh se kemi tȅ bȅjmȅ me njȅ lojȅ tȅ vjetȅr tȅ aplikuar me sukses qȅ nȅ zgjedhjet e vitit 2000 kur kandidoi pȅr herȅ tȅ parȅ E.Rama pȅr Bashkinȅ e Tiranȅs.

Nga Referendumi pȅr Kushtetutȅn qȅ u zhvillua nȅ vitin 1998, pȅr shkak tȅ mos pjesmarrjes nȅ shkallȅ vendi tȅ antarȅve tȅ PD por edhe tȅ atyre qȅ votojnȅ kundȅr tȅ majtȅs nȅ pȅrgjithȅsi, PS i ka tȅ rregjistruar se cilȅt votues nuk votojnȅ nȅ favor tȅ saj.

Atȅ vit, pra nȅ vitin 2000 ne e konstatuam formȅn qȅ kishin pȅrdorur , qȅ votuesit kundȅr tȅ mos e gjenin emrin nȅ listat e tyre tȅ qȅndrȅs tȅ votimit , ku votonin prej vitesh dhe sigurisht vota e tyre mungoi.

Dhe kȅtȅ formȅ e majta e ka pȅrdorur sa herȅ ka patur nȅ dorȅ tȅ ndȅrhyjnȅ nȅ rregjistrin e gjȅndjes civile apo nȅ rregjistrin e votuesve.

Tani qȅ Rilindja, nga tȅ gjitha sondazhet rezulton humbȅse nȅ zgjedhjet e ardhȅshme dhe kur ka nȅ dorȅ “edhe gurin edhe arrȅn” i duhet t’i kthehet mȅnyrave tȅ vjetra tȅ tjetȅrsimit tȅ vullnetit tȅ zgjedhȅsve.

Kȅshtu unȅ rastȅsisht e gjeta veten nȅ njȅ vendvotim qȅ as nuk do tȅ mȅ shkonte nȅ mendje, por jam i bindur tashmȅ se kȅtȅ marifet e kanȅ bȅrȅ edhe pȅr tȅ tjerȅt.

Kur i shkruajta E.Veliajt se ç’pate me mua, pata parasysh tȅ gjithȅ zgjedhȅsit qȅ tȅ tregohen tȅ vȅmendshȅm pȅr t’ja djegur kȅtȅ formȅ manipulimi mjeshtrave qȅ sigurisht nuk do tȅ lȅnȅ formȅ mashtrimi pa provuar.
Vili Minarolli

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s