Kategori
Uncategorized

Lulzim Basha duhet të mësojë që të dallojë e të zgjedhë me kë do e bëjë rrugëtimin e përmbysjes së madhe.

Lulzim Basha duhet të mësojë që të dallojë e të zgjedhë me kë do e bëjë rrugëtimin e përmbysjes së madhe. Ai do jetë Kryeministër pas 25 prillit, por që të jetë një Kryeministër me vlera duhet të bindë se di të zgjedhë e të përzgjedhë njerëzit që tregojnë koherencën politike ndaj PD. Spurdhjakët që kalojnë nga PD si pjesë e interesave personale dhe jo elektorale dhe më pas i futin një “Suksese në jetë” në adresë të Kryetarit nga frëngjitë e qeverisë, nuk ka pse të ishin toleruar për të bërë pis Partinë Demokratike.

nga Kleves Bitro/

Basha dhe “spurdhjakët” politikë

Të nderuar miq,

Tashmë Partia Demokratike është futur në trajektoren elektorale me gjasat e përmbysjes së Edi Ramës. 25 prilli i vitit 2021 është shpresa e madhe e gjithë qytetarëve që duan veten, familjen, vendin. Kultura demokratike tek ne mbetet e brishtë, ndërsa pushteti dhe Edi Rama po kthehen në karikatura gajasëse me emërime pa pikë kripe në gërmadhat e Ministrisë së Financave.

Duke e ditur se është kadavër politike dhe me një humnerë të madhe ekonomike tek financat e shtetit, bën çdo lloj akrobacie duke ndarë poste pa vlerë.
🌑 E ndërsa akuzon “Liken” për punën e dekoratave, është bërë vetë si qokaxhi i rëndomtë duke shfrytëzuar “spurdhjakë” të servirur tek PD dhe Lulzim Basha nga kulisat e miqsive të interesave dhe jo meritave politike.
🌑 Këta njerëz me kontribute të majta si në kohën e Sali Berishës dhe në vazhdimësi dhe tani nën drejtimin e PD nga Basha, përveçse kanë marë emërtime honorifike rreth kreut aktual të demokratëve, hidhen në anën e pushtetit duke treguar se nuk kanë koherencë politike duke lënë në një pozicion të cënueshëm ata që i kanë mbajtur afër duke larguar ata që nuk do e bënin një lëvizje të tillë.

🌑 Kjo nuk e nderon kryetarin e PD, i cili ka përgjegjësinë morale të jetë i kujdesshëm të mbajë njerëzit me kontribute dhe eksperiencë e të mos shqetësohet për imazhin e rremë publik që mendon se krijojnë në favor të tezave të tij spurdhjakët e toleruar ke kryesia dhe këshilli kombëtar dhe listat për deputetë.

🌑 PD dhe qytetarët nuk kanë pse të kenë mbi kurriz kompleksin e braktisjes së saj në muajt e fundit të qeverisjes së Edi Ramës, siç nuk duhet toleruar perceptimi se këta që lenë PD duke u futur në qeveri e bëjnë sepse nuk shohin asgjë të mbarë në muajt që vijnë.

🌑 Lulzim Basha duhet të mësojë që të dallojë e të zgjedhë me kë do e bëjë rrugëtimin e përmbysjes së madhe. Ai do jetë Kryeministër pas 25 prillit, por që të jetë një Kryeministër me vlera duhet të bindë se di të zgjedhë e të përzgjedhë njerëzit që tregojnë koherencën politike ndaj PD. Spurdhjakët që kalojnë nga PD si pjesë e interesave personale dhe jo elektorale dhe më pas i futin një “Suksese në jetë” në adresë të Kryetarit nga frëngjitë e qeverisë, nuk ka pse të ishin toleruar për të bërë pis Partinë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s