Kategori
Uncategorized

“Jozefina Topalli menopauzë politike” Ilir Demalia: Rama do ta propozojë për presidente.

Gjuha që ka përdorur Topalli ka qenë gjuhë e tmerrshme kur ajo ishte kryetare e parlamentit. Të mos flitet për korrupsionin e saj dhe vajzën që e çoi ambasadore. Përse duhet ti besoj Topallit, apo Murrizit, apo Rudina Hajdarit?

Publicisti Ilir Demalia nga SHBA-ja në një lidhje me skype dha dhe mendimin e tij për partitë e reja politike të krijuara në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit.

Është skeptik për nga natyra, por dhe duke argumentuar atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve kur partitë e vogla nuk kanë marrë asgjë por vetëm ndonjë post. “Madje thotë se Jozefinës mund t’i jepet ndonjë propozim për presidente, dhe Rama i bën këto. Hajdarit mund ti jepet një premtim për ambasadore diku. Murrizit një premtim tjetër.”

Pjesë nga intervista

https://www.faktor.al/html5/one.html

Si i shihni subjektet e reja politike në këto zgjedhje?
Ilir Demalia: 
Shikoni personat që dalin në krye të këtyre partive. C’të thotë Jozefina Topalli? Jozefina Topalli na vjen me një gjuhë të re e botoksuar por ajo është një menopauzë politike. Topalli ka qëndruar 20 vite në politikë dhe partia e saj është ajo që ka përgjegjësi dhe për këtë gjëndjen politike sot.

Për autoritarizmin e Berishës dhe korrupsionin në kohën e administratës së Berishës. Flet për Lulzim Bashën por asnjë fjalë për Berishën.

Gjuha që ka përdorur Topalli ka qenë gjuhë e tmerrshme kur ajo ishte kryetare e parlamentit. Të mos flitet për korrupsionin e saj dhe vajzën që e çoi ambasadore. Përse duhet ti besoj Topallit, apo Murrizit, apo Rudina Hajdarit?

Vetë Rudina Hajdari hyri në politikë duke u marrë për dore pa asnjë kontribut dhe hyri e treta në Tiranë kur e ëma njihet për korrupsionin galopant dhe manipulimin e figurës së të atit. Një njeri që ka ndërgjegje me veten duhet të flasë. Ajo çka shqiptarët vuajnë prej politikës është se nuk kanë arritur dot të ngrenë një raport me të vërtetën dhe realitetin. Të gjithë gënjejnë për të manipuluar duke ndihmuar ato që janë në krye që të manipulojmë dhe ne për të ardhur diku afër tek tava apo të luajmë timonin.

Pse duhet ti vëmë në dyshim këto parti të vogla të reja, kur partitë e tjera kanë kryetarë të  përjetshëm?

Ilir Demalia: Kryetar ke dhe Spartak Ngjelën që ka një zyrë e një sekretare.

Erion Veliaj e Jozefina Topalli janë antipodë të njëri tjetrit. Erion Velian në emër të modernizmit do të shkatërrojë kullën e Tiranës. Topallit në emër të antikomunizmit do të shkatërronte piramidën. Këta janë vetëm shkatërrimtarë. Janë dy anë të një medalje.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s