Kategori
Uncategorized

“Të largojmë Lulzim Bashën edhe me kushtin për të mbajtur Edi Ramën” Misioni i Renegatëve të PD


REDAKSIONALE nga Faktor.al

Dita ditës po bëhet më e qartë synimi përfundimtar i Jozefina Topallit: të largojmë Lulzim Bashën edhe me kushtin për të mbajtur Edi Ramën. Ky mesazh fshihet nën këtë lëvizje të ish kryetares së kuvendit.

Zonja Topalli natyrisht e kishte paralajmëruar edhe më herët një akt të tillë. Besojmë se ky akt nuk është një mençuri politike e saj por vazhdimj gabimeve politike.

Në pranverën 2013 zonja Topalli doli nga zyra e ish kryeministrit Berisha dhe deklaroi që lista e PD nuk është me demokratë. Një deklaratë e tillë ishte turpëruese dhe dekurajuese për demokratët përpara fushate.

Nga viti 2013 zonja Topalli kurrë nuk mbajti një qëndrim konform zgjedhjeve të shumicës. E gjithë ligjerimi saj përplasej me veprimet e PD. Kur PD kundershtonte me fakte tentativën për të kapur Reformën në Drejtësi zonja Topalli ose shkonte në ekstremin e djegies së partisë ose në atë të aprovimit qorrazi.

Ne 2017 ajo doli në një konferencë për shtyp një ditë pas nisjes së fushatës dhe shpërtheu në akuza dhe kërkesa për mos votimin e PD. Akte të tilla nuk janë produkte të nje mendimi politik, mund të jenë emocione por jo produkte politike.

Elementi vetëm që mund të shfajsonte aktet e zonjës Topalli mund të ishin emocionet e saj pas refuzimeve në listë apo heqjes prej saj. Por, sot katër vjet pas 2017 zonja Topalli ka parë se si historia politike e Shqipërisë ka rrjedhur.

Sjellja e saj për të krijuar një forcë politike sot kur kodi elektoral Rama nuk i jep as 1/10 e shansit për të nxjerrë një deputet tregon minimalisht sensin e saj të politikës. Zonja Topalli ndonëse një demokrate e vjetër duket se është armike e demokratëve më shumë se Ramës.

Veprimet e saj politike për të hyre si pykë në një garë për hetë a vdekje për lirite tona, tregon një tjetër anë jo-politike të saj. Beteja e Shqipërisë sot nuk është kundër PD apo Lulzim Bashës. Ketë zonjë Topalli bën sikur nuk e kupton.

Ajo me dëshirë apo dritëshkurtësi vazhdon t’i çojë ujë në mulli kryeministrit Rama. Me sa duket urrejtja e zonjës Topalli e tejkalon shqetësimin e shqiptarëve. Ndoshta ajo njësoj si ish kolegët që dikur i poshtëronte dikur, do të shndërrohet në një pykë.

Faktor.Al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s