Kategori
Uncategorized

Pse kritikët e Bashës jashtë PD e kanë përplasjen me Berishën.

Është kaq e thjeshtë…

Mos bëni viktimën, mos shani, dhe mos u qurravitni kot lart e poshtë…

Ju që doni të rrëzoni Bashën më parë duhet të matni forcat me liderin historik të PD-së.

Ju e keni përballjen me njeriun më energjik, më të informuar dhe më me rrënjë tek PD,

Ju duhet ta zgjidhin pikëllimin tuaj me Sali Berishën.

Eshte kaq e thjeshtë…provoheni…

Klevis Bitro/

Disa të vetlarguar e disa të tjerë hatërmbetur me lidershipin e PD janë vënë në një garë brenda rrjeteve sociale dhe kafeneve se kush e shan më shumë Lulzim Bashën.

Ka nga ata që kanë qenë përfitues të pushtetit të PD.

Ka nga ata që mezi pritën largimin e PD nga pushteti dhe nën justifikimin banal se kontratën e kishin me Berishën dhe jo Lulzim Bashën vrapuan në krahët e Ramës, i cili në vend të punësonte socialistët e thjeshtë, u gjeti vend pune sharësve të Bashës.

Pati dhe nga ata që nën justifikimin se ishin shumë të aftë nuk kishte pse të ndërprisnin karrierën profesionale prej Bashës duke bërë sikur nuk kuptonin se karrierën e tyre politike e kishin të lidhur me atë profesionale për sa kohë ishin drejtues të lartë partie në kohën e qeverisjes së PD.

Për ta karriera e tyre morale quhej e mbyllur pas shumë e shumë viteve në pushtet dhe opozitë në të njëjtat poste drejtuese.

Të shërbenin tek klientët e përhershëm të pushtetit ishte zgjedhja e tyre jo e Lulzim Bashës. Së fundmi ka nga ata ish drejtues të lartë që mezi presin që Basha të mos fitojë në zgjedhjete 25 prillit.

Kjo kategori i ngjan personazhit që dalë nga rrëfenja popullore pret t’i bien k.qet dashit meqë i tunden kur ecën. Shpresa e tyre mbetet të rikthehen në krye të PD duke shfrytëzuar pakënaqësinë e supozuar të antarësisë së PD për legjendën e humbjes së zgjedhjeve.

Për këtë i referohen shumë marrëveshjes së Bashës me Ramën dhe një sërë ndodhish me zgjedhje të vjedhura dhe të pambrojtura nga lisershipi aktual i PD. Të gjithë këta pra, ish funksionarë e ish drejtues të lartë partie apo aparatçikë të niveleve të ndryshme duke u qurravitur kazinove, kafeneve, restoranteve afër dhe larg ish bllokut dhe rrugës së Elbasanit, bëjnë sikur harrojnë rolin e Sali Berishës në përzgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD.

Ishte preferencë e qartë para zgjedhjeve brenda PD se kush do ta drejtonte PD. Kështu që sado të vijnë vërdallë, sado të shajnë me dhe nën zë, sado të mallkojnë Bashën, të gjithë
ata kanë marrë përgjigjen nga Sali Berisha. Dhe Sali Berisha nuk është njeriu që nuk di të vlerësojë bashkëpuntorët, kontrubuesit, antarësinë e PD. Ekzaktësisht është e kundërta.

Sali Berisha pse i njeh shumë mirë bashkëpuntorët e tij si dhe kundërshtarët politike, por edhe armiqtë personalë nëse doni, pikërisht pra se i njeh shumë mirë njerëzit që e rrethojnë, bëri një zgjedhje.

Është kjo zgjedhje, e cila nuk kontestohet drejtpërdrejt tek ai për shkak të servilizmit dhe frikës për ato që Berisha u di të gjithëve, përfshirë të gjithë ata që sot ziejnë për Bashën, që derdhet pa kufi për kreun e PD. Ndaj betejën, gjithë shkatarraqët e bideve, ideve, thurrjeve prej merimange apo nismave prej esnafësh nuk e kanë me Lulzim Bashën.

Asnjë prej tyre dhe të gjithë sëbashku nuk kanë asnjë gjë me Lulin, ai u ka bërë ndere kur ka qenë disa herë ministër dhe në disa dikastere duke marrë kosto e duke emëruar lloj njerëzish që i sillte tarafi partiak. I ka bërë se nuk i ka shpëtuar dot historisë së punësimeve të mikeshave dhe miqve pa të kaluar partie aty ku ka patur mundësi.

Ndaj Basha sot nuk u ka asnjë kusur.

Ai është kryetari i PD dhe Kryeministri i ardhshëm. Ai nuk mund të mbajë në punë ( t’u dhurojë poste drejtuese në parti) ata që e shajnë nga mëngjesi në darkë. Lulzim Basha është administratori i përkohshëm i PD siç mund të ketë shumë të tillë me kalimin e viteve.

Ata që duan të rrëzojnë Bashën më parë duhet të matin forcat me liderin historik të PD.

Ata qurraviten kot lart e poshtë.

Ata e kanë përballjen me njeriun më energjik, më të informuar dhe më me rrënjë tek PD, ata duhet ta zgjidhin pikëllimin e tyre me Sali Berishën.

Kaq e thjeshtë…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s