Kategori
Uncategorized

Listat e hapura e vetmja alternativë demokratike për zgjedhje e qytetarëve !

Paulin Marku

Jepuni lirinë qytetarëve të vendosin përfaqësimin e tyre!

Për reformën zgjedhore si proces, partitë nuk kanë arritur të pajtohen, jo për shkak të dallimeve politike, por për shkak të kalkulimeve dhe llogaritjeve politike të mazhorancës jo përfaqësuese.
Shoqëria shqiptare, klasa politike e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme, për shumë arsye duhet të insistoj që sistemi i votimit me lista të hapura është alternativa e vetme për votim dhe zgjedhje përfaqësuese.

  • Një prej arsyeve se pse ky sistem është më demokratik dhe më përfaqësues, është se i siguron votuesve mundësinë që brenda listës së një subjekti politik të votohet kandidati i tij i preferuar. Me këtë, qytetarët drejtpërdrejt ndikojnë në zgjedhjen e kandidatëve në listat e ofruara nga partitë politike.
  • Kandidati i preferuar i votuesve duhet të jetë një individ që njeh mirë zonën ku kandidon, komunitetin, strukturën politike dhe anëtarësinë e saj, problematikat e njerzëve, shqetësimet, të mos jetë i përfshirë në korrupsion, trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike apo qënieve njerëzore, figurë e pastër dhe me integritet personal, i shkolluar e me eksperiencë në fushën politike dhe administrative, i respektueshëm për komunitetin që e rrethon dhe voton.
  • Përparësi tjetër e këtij sistemi zgjedhore është se zvogëlon fuqinë e partisë që mund të jetë e centralizuar tërësisht brenda një grupi të vogël të personave që janë afër figurave kryesore politike, brenda subjektit për të caktuar renditjen e deputetëve.
  • Lista e mbyllura nuk u mundësojnë kandidatëve që krahas fushatës për partinë të bëjnë fushatë edhe individuale, nuk promovojnë profilet e kandidatëve dhe parimet e tyre dhe në të njëjtën kohë nuk i bënë ata të afërt me qytetarin.
    Ky sistem i fsheh anëtarët e listave prapa partive politike dhe nuk i nxjerr kandidatët në garë të drejtpërdrejtë me rivalët e tyre. Në këtë mënyrë, në zgjedhje votuesit votojnë jo për kandidatë të veçantë, por për subjektet politike të cilave ata i përkasin.
  • E metë e sistemit të votimit me lista të mbyllura është se kandidatët që janë pjesë e listave zgjedhore, e që janë të renditur të parët janë të sigurtë dhe nuk japin shumë produkt për të tjerët,
    ndërsa ato kandidatë që janë të fundit të listës, nuk kanë shanse që të jenë pjesë e listës se zgjedhur, kjo për faktin se mandatet e fituara nga subjekti i jepen kandidatëve duke respektuar renditjen e tyre në listën e brendshme zgjedhore të subjektit. Kjo i bënë ata të jenë pjesë e listës vetëm sa për të plotësuar kërkesën e partisë dhe si rezultat motivi i tyre për tu angazhuar për vete por edhe për partinë është i barabartë me zero.
  • Listat e mbyllura mundësojnë që fondet partiake për fushatë shpërndahen në mënyrë selektive, gjë e cila i përshtatet vetëm kreut të listës.
    Ndarja e fondeve në mënyrë proporcionale nga subjekti politikë për kandidatët, do të largonte mundësinë e financimit nga fonde të cilave nuk u dihet prejardhja, ose që kanë si burim të të ardhurave të hyrat nga veprime kriminale.
  • Çështjet më problematike që mund ta cënojnë sistemin e listave të hapura janë favorizimi i kandidatëve me fuqi të madhe ekonomike – financiare . Kandidatët me fuqi financiare dhe ekonomike, jo përfaqësues politik ,por përmes mënyrave të ndryshme, qoftë edhe duke blerë votën mund të jetë ndikues në përcaktimin e vullnetit të trupës elektorale, por kjo varet vetëm nëse lista e hapur është përfaqësuese ,legjitime dhe gjithpërfshirëse.

Jepuni lirinë qytetarëve të vendosin përfaqësimin e tyre!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s