Kategori
Uncategorized

Topalli, kjo politikane e vogël province, intolerante dhe përçarëse.

Red Varaku /

Problemi i Znj. Topalli është se ajo nuk e tejkalon dot të qenurit një figurë e vogël lokale…

Kjo nuk do të thotë se është e padobishme. Ajo është një individ që mund t’i shërbejë dhe më tej Edi Ramës, por kurrë më PD.

Fillimisht, duhet të themi e të pranojmë se Jozefina Topalli është një politikane e vjetër e tranzicionit shqiptar , e cila me uljet dhe ngritjet e saj ka kontributin e saj në PD.

Ajo është futur në politikën aktive pas vitit 1997, për shkak se përfaqësonte një familje të persekutuar me tradita, ku dalloi si qëndrestare dhe qëndroi si e tillë deri në maj të vitit 2017, muaj kur ajo dhe disa të tjerë i bënë presion grupit parlamentar të PD se do të bojkotonin çadrën dhe do hynin në parlament.

Ajo ka qenë kryetare e kuvendit shqiptar nga 2005 -2013 dhe deputete e PD për 20 vjet me rradhë dhe duhet thënë se ka bërë beteja të rëndësishme politike.

Ka udhëhequr qarkun e Shkodrës drejt fitoreve të rëndësishme deri në 2013 ku më pas, për shkak edhe të qëndrimeve të saj ,pësoi një humbje të thellë .

Ka qenë e akuzuar nga socialistët për emërime nepotike dhe korrupsion, por deri tani nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë.

Por, e vetmja dobësi që ajo ka pasur, ka qenë se ajo ka pas që në fillim ambicjen të ishte në krye të Partisë Demokratike, pas largimit të Berishës.

Kjo është arsyeja se pse u bë menjëherë armike e Lulzim Bashës sapo ky shkeli për herë të parë në PD. Armiqësi që e vazhdoi gjatë qeverisjes së PD dhe e vazhdon akoma dhe sot.

Prej asaj dite sulmet e saj ndaj tij nuk kanë ndalur asnjëherë dhe janë të panumërta.

Prej vitit 2013, kur Basha u zgjodh me një votë plebishitare në krye të PD, ajo ka dalë publikisht kundër Lul Bashës me shpresë se humbjet e tij do ishin fitore të saj.

Por, edhe pse ishte politikisht jokorrekte demokratët nuk ia morën kurrë për keq asaj, duke i konsideruar sulmet e saj, kritika të shëndetshme që i bëjnë mirë PD.

Por, gabimi i saj ishte kur edhe pasi Lul Basha u zgjodh për herë të dytë në krye të PD, ajo nuk e pranoi kurrë verdiktin e demokratëve.

Madje, pas kësaj ata patën rastin të shikojnë një fytyrë tjetër të saj,në fakt fytyrën e saj të vërtetë si politikane e vogël province, intolerante dhe përçarëse.

Kështu me qëndrimet e saj kundër PD, ajo hodhi poshtë, të gjitha aksionet e saj politike në PD.

Sot ajo i ka në krah të gjithë ata që vdesin të sponsorizojnë opozitat e opozitës, por sërish nuk e mundin dot kurrë Lul Bashën.

Me pretendimet e saj se nuk e ka me PD, por e ka me Lul Bashën, kryetarin e zgjedhur nga vetë demokratët, ajo është bërë qesharake .

Këto pretendime e bëjnë edhe më të shëmtuar qëndrimin e saj, aq më tepër kur këtë e deklaron nga një TV, pronar i së cilës është Carlo Bollino, një klient i provuar si i korruptuar pranë qeverisë.

Gjithsesi, të bësh një betejë politike për të arritur objektivat e tua nuk është krim.

Por, të bashkëpunosh me kundërshtarët e tu kundër familjes tënde natyrale dhe politike është një veprim i pafalshëm dhe i pakthyeshëm, që tregon thjesht se ti nuk e tejkalon dot rolin lokal dhe nuk bëhesh dot kurrë udhëheqëse në nivel kombëtar .

Kjo nuk do të thotë se është e padobishme. Ajo është një individ që mund t’i shërbejë dhe më tej Edi Ramës, por kurrë më PD.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s