Kategori
Uncategorized

Një paralajmërim i Yuri Kim edhe kundër listave të hapura

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një paralajmërim të pastër ndaj kryetarëve të partive politike.

“Paralajmërim: Teksa partitë përgatiten për zgjedhje, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën siglën e tyre. Ju lutem, verifikoni kandidatët tuaj, mos i fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, shkruan ambasadorja në Twitter

Portalet e interpretuan sipas dëshirave të tyre komentin e saj. Disa thanë se paralajmërimi shkon për Partinë Demokratike, kur dihet se nuk ka asnjë forcë tjetër që i ka pasur listat më të pastra dhe nuk është investuar më shumë për vetingun në politikë dhe për certifikimin e kandidaturave sa selia blu.

Se kush i ka mbushur listat e deputetëve dhe kryebashkiakëve me njerëz të krimit, kjo dihet. Edhe në kushtet kur garoi vetëm, Edi Ramës i janë rrëzuar dhjetëra kryebashkiakë të krimit.

Por mesazhi i Kim duhet lexuar në një këndvështrim më të gjerë. Ai tregon se në rastet tipike, një parti apo një lider i papërgjegjshëm mund të mbushë listat me çfarëdolloj njerëz të korruptuar dhe kriminelë. Këta të fundit mund të depërtojnë në Kuvend me çfarëdo sistemi.

Ne kemi parë raste kur edhe parti të vogla kanë kandiduar emra të lidhur me krimin dhe korrupsionin. Sikundër kemi parë rastin ekstrem të Rilindjes kur një kandidat i ‘zbriti’ me dhunë nga lista të gjithë ata që kishte më sipër në listë.

Tani imagjinoni për një moment sikur listat të jenë të hapura me kandidatë të tillë, çfarë mund të bëjnë kriminelët apo biznesmenë të fuqishëm duke blerë dhe manipuluar votat.

Për çdo rast, mesazhi i Kim është se përgjegjësia do i mbetet kryetarit. Lista është e atyre dhe ata do të përgjigjen. Në mënyrë indirekte, Kim e dha mesazhin e saj duke kërkuar që të mos minohet demokracia. Me kandidatët që ka zgjedhur Edi Rama në çdo palë zgjedhje deri më tani, e ka hedhur në erë demokracinë.

Zgjedhjet e radhës janë prova e madhe për të parë nëse Rama do u fusë ‘tritolin’ sërish votimeve.

syri.net

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s