Nga Regjizor Ilir Fatkoja USA.

Mendoj se kandidati për deputet duhet ta kërkoje vetë përgjegjësinë dhe jo ta “propozojnë” të tjerët.
Këtë mendim e kam shprehur në forumet e PD-së qysh në vitin 92 , por edhe pse nuk u kundërshtua, propozimi s’e gjeti terrenin për tu zbatuar.
Tashmë dihen pasojat që erdhën nga kjo prurje “dhuratë” e cila ndikoi dukshëm në prishjen e imazhit dhe vetë strukturën e partisë.
Koha është për të koregjuar atë që mundet dhe arritjen e rezultateve të larta zgjedhore.
Individi-kandidat e shikon veten ne se mundet a s’mundet ta marrë përgjegjësinë e deputetit.
Vetëm kështu ai u le shkas të tjerëve të analizojnë prurjet e deritanishme të tija në PD.
Anëtarët e PD sakaq do shndërrohen në oponentë të kandidatit, duke parë me transparencë çdo dritë-hije të personalitetit dhe zhvillimit politik të kandidatit, e pas këtij hetimi të hapur do e peshojnë drejt me votë të lirë dhe do jenë plotësisht të ndërgjegjshëm për ta mbështetur dhe jo sabotuar.
Ky moral do ndikojë në sjellje të hapura, larg kamuflimit, hipokrizisë dhe gënjeshtrës.
Deputet nuk është post që të falet por betejë ndershmërie dhe aftësie .