đȘ”Alo DedĂ«âŠDedĂ«âŠku je, eja, kthehu taniâŠkam shumĂ« gjĂ«ra pĂ«r tĂ« tĂ« thĂ«në⊔ âŠshumĂ« dashuri tĂ« papohuar si Artist i Meritur i popullit tim!

Natë e akullt si bora. Natë që Ai ngriu si në përjetësitë tona!
đȘLamtumirĂ« Rikard Ljarja!
Popull i vogël me artistë të Mëdhenj, të dashur, që na mbajtën gjallë në ato vite izolimi me interpretimet e tyre.
Mes roleve të tyre arratiseshim në vënde dhe imagjinata që Nuk prekeshin. Dhe i përjetonim thellë ato situata sepse ishim të ngujuar, në karantinë kufijsh, ja si dhe sot!!!
Rikardi Ă«shtĂ«!!! njĂ« Artist me vlera tĂ« papĂ«rshkruara. Me atĂ« zĂ« tepĂ«r karakteristik, tĂ« ngohtĂ«, gjoksor, me artikulim pĂ«rfekt tĂ« ç’do gĂ«rme, u adhurua si tĂ« paktĂ«t.
Me atë shikim ekspresiv dhe pauzë kohore të domosdoshme për të thënë batutën, i panxituar, Ai të bënte ta kuptoje gjithë skenarin e filmit.
Gjigandi Shkodran i bukur, king, prezentabël, la gjurmë në kinematografinë tonë që nuk do humbasin kurrë!
Rolet e Tij ishin tĂ« krijuara pĂ«r TĂ«, vetĂ«m Ai mund t’i luante ato role.
NĂ«se Ai nuk do mĂ« binte se dashuria transmetohet edhe nga larg, nga njĂ« tel telefoni, se dashuritĂ« qĂ« na duan na presin sa tĂ« mbarojmĂ« detyrat e bukĂ«s, unĂ« sot nuk do flisja dot pĂ«r TĂ« dhe tĂ« merrja pjesĂ« nĂ« hidhĂ«rimin tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«tđȘ
Dhe sapo tĂ« hapi dritaret ky qiell sot do dal tĂ« shoh detin ku Ai mes dallgĂ«ve ktheu guximshĂ«m anijen e rrĂ«mbyer tĂ« Atdheut.I folĂ«n tradhĂ«tarĂ«t me pasion pĂ«r jetĂ« nĂ« Dhe tĂ« huaj, pĂ«r para, pije, cigare, femra, liri fjaleâŠpor Ai me aktin e tij besoi se Guri i rĂ«ndĂ« duhet tĂ« jetĂ« nĂ« vĂ«nd tĂ« vet!đȘ Nuk besoi kurrĂ« se tĂ« huajtĂ« mund tĂ« tĂ« japin mĂ« tepĂ«r tĂ« drejta se nĂ« Dheun qĂ« ti linde!đȘ
Ne atĂ« udhĂ«tim mes Pyjeve me BorĂ« ku rastĂ«sisht izolohet nga bora me nusen e tij, mes grindjeve pĂ«r tĂ« ftohtin, kohĂ«n, ciklonin, fshatin me aq pak njerĂ«z, Ai na bind se ka jetĂ« dhe jetĂ«gjatĂ«si bile nĂ« zonat ruraleâŠthithin mushkĂ«ritĂ« ajĂ«r tĂ« pastĂ«r, tĂ« shtohet jeta, jetojnĂ« tĂ« gjithĂ« bashkĂ« si njĂ« familje e madhe, flĂ« qetĂ« dhe dĂ«gjon flokĂ« bore mbi xham, rron gjatĂ« si Plaku i mĂ«nçur, “i keq”, grindavec i atyre bjeshkĂ«ve!
Me rolin e Dostit, si agjent i huaj që inkuadron spiunë në shërbimet sekrete, do na bindi se vrasja e Ilegalëve heronj do ishte një humbje e madhe për ne. Dosti gjëndej në Shqipëri që të vidhte gjithçka me vlerë ka ajo tokë!!!
“Dritan Shkaba”; “Skender Guri”; “Perlati”; “Rrema”; “Luka” do ishin personazhe tĂ« filmave qĂ« ne mezi prisnim t’i shikonim mijĂ«ra herĂ«. TĂ« luajtura me mjeshtĂ«ri artistike tĂ« tillĂ« sikur i drejtohej njĂ« auditori me miliona e miliona njerĂ«z, ashtu siç duhet ne ta shohim vetem, mjaftueshĂ«m si popullsi pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« mrekullira!
Artistët tanë që ne flinim në një qytet bashkë dhe na zbukuronin jetën, po rrallohen si shirat e kësaj epoke që po na than pa pikë uji.
Shterpë koha, copë buzët e tokës për Vesë, shterpë shpirti jonë për qetësi, shpresë dhe frymëzime si rolet e Rikardit tonë!

â€ïž”E ku ju shkon juve mĂ«ndja pĂ«r muaâŠju rrezik mĂ« harroni fare⊔
â€ïž”Ă’thua Dedë⊠jemi mĂ«suar me zĂ«rin tĂ«nd. Ti mungon njĂ« javĂ« dhe ne na duket sikur ti ke qĂ«nĂ« atyâŠty tĂ« parafytyroj gjithmonĂ« diku nĂ« linja, nĂ« pyll, nĂ« mal dhe gjithmonĂ« vetĂ«m⊔.
Mos ndoshta, them, mos ndoshta Deda jonë ka ikur sot të lidhi një linjë që nuk punon?
Linja mes Atdheut dhe shteteve të huaja ku jetojnë emigrantët? Linja që unë fola sot me mall dhe më thanë se Deda Nuk përgjigjet?
Duhet tĂ« rendim ta gjejnĂ« me dritĂ«n e shpirtit atje ku bora ka rĂ«nĂ« shumĂ« dhe Ai duhet tĂ« jetĂ« aty majĂ« njĂ« shtylleâŠku telat e linjave skicojnĂ« pentagramin e njĂ« kĂ«nge shumĂ« tĂ« vajtueshme sot!
LamtumirĂ« kolosi i KinematografisĂ« Shqiptare Rikard Ljarja!âïž
Sot si dhe atĂ«herĂ« do vijnĂ« pak shokĂ« afĂ«r teje por udhĂ«s jemi Ded, do hapen udhĂ«t⊠borĂ« Ă«shtĂ«, do shkrijĂ« nga kjo PranverĂ« qĂ« mallon tĂ« çeliâŠdo vijmĂ« dhe do tĂ« tĂ« gjejmĂ« tĂ« ngrirĂ« nĂ« Piedestalin e kujtesĂ«s sĂ« popullit tonĂ«!đȘ
BorĂ«âŠmermer i bardhë⊠rrugĂ« tĂ« bardha tĂ« ngrira si dĂ«shpĂ«rimi jonĂ«âŠ! â€ïžđȘNilaR
Ngushëllime të përzëmërta famijes së Tij!

*Dëgjoje dhe përjetoje!
Anila Nila Rezhda/