Kategori
Uncategorized

I bukuri Turballi.

Kush ka shkuar dhe nuk është mbrekulluar.

Teqeja bektashiane ‘ Turballi Sulltan Baba’ ndodhet në zemrën e Farsalles, në një lëndinë të bukur, e rrethuar me male të larta, blerim dhe ujë qelibar.

Shkoni or djem një herë në Turballi.

Ishte porosi e xha Veros, nga Lazarati shërbente në tylben e Turanit.

Medi dhe Besnik Bazelli, Keni, Agron Saliasi, Kastrioti, Romi dhe unë u nisëm nga Selaniku pa e ditur vëndndodhjen, mbas 250 km e gjetëm.

Të gjith u gëzuam, por dhe një dhimbje na përshkoj, ai vend i bukur ishte këthyer në një kasapanë, mezaret e hapura, kockat e baballarëve jashtë, memoriali i Turballiut i shkatërruar, gjithshka nga barbarët të njëjtë me ata shqiptarë që shkatërruan kultet në shqipëri.

Aty u betuam.

Me të ardhurdhat dhe punën tonë,cdo fund jave 500 km Selanik Farsalla dhe këthim.

Ne e ringrinim tylben madhështore, mezarët, rrethimin, gjithshka që ish e nevojshme.

Në fillim ishim pak, cdo javë shtoheshim e shtoheshim pa pushim, dikush vinte nga Athina, dikush qytet tjetër.

Por ne e ringritën Tylben dhe dhe mezarët.

Sot ajo ndricon atje në Farsalla, e bukur, e shënjtë dhe madhështore.

Këta emigrantë (shumica fisi Bazelli) në foto janë ata që e ringritën Teqenë ‘Turballi Sulltan Baba’ me shpenzimet dhe punën e tyre.
Gjithë shpenzimet u përballuan nga vetë këta njerës të mirë.

Bekuar qofshi o njerës të mirë.

Kjo ishte fjala e Dede Reshat Bardhit kur na priti në selinë e shenjtë në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s