Kategori
Uncategorized

Grevena Greqi, shqiptarja heroinë e ditës.

Më e pakta që mund të bëj.

Spitali në Greqi i kërkon 600 maska shqiptares, pr kur ata e pyesin për çmimin mbesin pa fjalë.

Emigrantja Shqiptare nga Korça Elona Agolli, në Greqi ka bërë një veprim më tepër se human në vendin ku ajo jeton, Grevena.

Elona Agolli një emigrante prej 21 vitesh ajo jeton në këtë qytet ku dhe spitali i ka kërkuar që t’i qepë 600 maska në rrobaqepësinë që ajo zotëron.

Ajo i është futur punës menjëherë duke e dorëzuar porosinë dhe kur është pyetur për çmimin zonja është shprehu se i ka bërë falas.

Ky veprim i ka lënë pafjalë drejtuesit e spitalit dhe jo vetëm, ku një nga mediat greke Vatolakkiotis e ka publikuar lajmin dhe ka shkruar ‘’ BRAVO është më e pakta që mund t’i them kësaj zonje … Për sa i përket përfitimit të shëndetit …, gjestet si ajo e Elonës na tregojnë anën tjetër të medaljes.”

Lini një koment