Kategori
Uncategorized

Pse Erion Veliaj iu fsheh Gjykatës së Floridas?

Siç është mësuar nga një përgjigje e bërë publike një ditë më parë nga juristi Shkëlzen Berisha në adresë të gazetarit Guy Lowson Erion Veliaj ka refuzuar të dëshmojë për gjyqin e zhvilluar në Florida.

Nuk është hera e parë që Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës informon qarqet politike apo mediatike ndërkombëtare në mënyrë krejt dezinformuese dhe më pas ai hesht.

Është i njohur edhe një tjetër rast publik si ai ish bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës, Griselda Roshi e cila në vitin 2011 u raportuar në fillim se ishte grabitur dhe ishte detyruar të dështonte shtatëzaninë e saj dhe për këtë u akuzuan autoritetet shtetërore të kohës dhe më pas rezultoi e gjitha një mizanskenë e një konflikti në çifte mes Elvis Rroshit dhe bashkëshortes së tij.

Në atë kohë Erion Veliaj me zellin e shpifësit që e karakterizon informonte diplomacinë europian për këtë ngjarje, por nuk kishte denjuar të dërgonte një e-mail të dytë tek po të njëjtët për të thënë se raportimi i tij i pari kishte qenë një mashtrim. Veliaj ka qenë pjesë e enturazhit të Rilindjes që është munduar të përlyeje e të përfshijë juristin Shkëlzen Berisha në çështjen e Gerdecit dhe tregtisë së fishekëve dhe minimalisht ai duhet ti përgjigjes thirrjes së Gjykatës së Floridas për të dhënë verisonin e tij  të fakteve, qoftë edhe për të thënë që ishte nxituar dhe kishte gabur, por ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Nuk dihet sesi e ka argumentuar Erion Veliaj refuzimin e tij për të mos dëshmuar në gjyqin e ngritur nga juristi Shkëlzen Berisha në Gjykatën e Floridas ndaj Guy Loëson, por është e kuptueshme pse kryebashkiaku i Tiranës heziton të përfshihet më tej në këtë çështje dhe kjo ka vetëm një shpjegim të logjikshëm.

Refuzimi i tij për të dëshmuar mund të shpjegohet vetëm me frikën e përballesj me ndonjë padi ligjore nga Shkëlzen Berisha. Por në pritje për të parë se cilat do të jenë hapat e juristit Berisha në raport me Erion Veliaj, i cili edhe njëherë është kapur nën mashtrim nga e gjitha kjo kuptohet qartë se ky refuzim i bën më të besueshme akuzat e Shkëlzen Berishës, se Guy Loëson në bashkëpunim me Erion Veliajn kanë shpifur.

Kanë shpifur kur kanë shpresuar se gënjeshtrat do të pasqyroheshin në filmin e Hollivudid ‘War Dogs’, por kjo nuk ndodhi sepse Hollivudi i verifikon faktet përpara se ti kthejë ato në film. Dështuan të lidhnin dy ngjarja pa lidhje me njëra tjetrën siç është tregtia e fishekëve të kompanisë AEY me çështjen e Gërdecit.

Dhe qartazi kanë dështuar në një skenar të mirëfilltë dezinformimi siç rezulton të jetë libri ‘Armët e dhe çunat’, i cili më shumë se një gabim në përkthim i gazetarit Guy Lowson, çdo ditë e më shumë po provohet të jetë produkti i radhës i zyrës së propagandës së Rilindjes.

Deri në një sqarim të dytë, historia e trillimeve do të marrë një përgjigje tjetër në apelin e çështjes që trupa e avokatëve të juristit Shkëlzen Berisha po përgatit sërish në SHBA.

Lini një koment