Kategori
Uncategorized

Kush është dora Saja apo Vishoja. Eh taksirat.

“Shefi, e rregulluam me ata çunat e Gjormit”. “U mbyll me këta të Nivicës”. “Janë mirë fare këta të Dumresë”. “ Çuna të paparë këta të Qafë Gjashtës”.
Nuk ka faj, si tek Makbethi i shfaqen në ëndërr, hijet e tyre që e ndjekin pas, emrat. Mesazhet, përgjimet e aparaturës MCI chaptcher, që e futi për të zezën e vet nga Italia.

Rama nuk kishte faj!

Nga Dritan Kaba/
Tashmë, bishtnimi i Kryeministrit në përballjen me gazetaren Ambrozia Meta, ka pushtuar rrjetet sociale.

Shumë gazetarë, si të çliruar nga nje makth, që i kishte zënë prej kohësh, falenderuan gazetaren e Fax Neës.

Ambrioza këmbënguli deri në një pafajësi, në pyetjen e saj.

Kryeministri Rama u përpoq si zakonisht të ikte nga përgjigja duke përdorur një stil, tashmë të vjetër të tij. Ai u përpoq ta intimidonte për të disatën herë rresht gazetaren.
Në shkëmbimin e disahershëm mes

tyre, Kryeministri u detyrua të lërë foltoren, pa një përgjigje për pyetjen. Aq në hall e kishte vendosur pyetja, sa ai na qënkërka detyruar, pasi u fikën kamerat të riintimidojë Ambriozën me fjalet:

Të kesh turp që nuk respekton rregullat e konferencës për shtyp.
Po a ka të drejtë Rama, në këtë që i tha gazetares?
Po ai ka shumë të drejtë. Në këtë rast ai është më i drejtë, se vetë etaloni i së drejtës. Pas pyetjes që gazetarja i drejtoi, Kryeministri bëri një shmangie elegante, duke i dhënë shmbullin me pronarin dhe të vëllain. Sërish gazetarja këmbënguli në të sajën. Pas herës së katërt Rama iku për tu kthyer sërish, pa kamera.
Po ku qëndronte realisht hezitimi për t’u përgjigjur dhe bishtnimi nga pyetja, i Kryeministrit.
Gjatë përpjekjev për të fituar kohë për përgjigjen, qoftë në kohën që ishte në pod, qoftë kur doli edhe u rikthye, Ramës në mendje i kanë kaluar emrat dhe fytyrat e udhëheqësisë së Rilindjes, por hezitoi të shqiptonte qoftë njërin prej tyre.
Bashkë me fytyrat i kanë kaluar dhe netët e gjata të shoqëruara me verëra e plot hare me Sajmirin, kur e kishte ministër. Biseda para çdo konference për shtyp apo filmave dokumentarë alla Rambo për sukseset e “luftës” kundër plantacioneve me drogë.

Aty në ato castet e pyetjeve, i janë kujtuar edhe thëniet e Sajes, këtij ja lamë. Edhe atë tjetrin nuk e ngacmuam.

Filani ka marrë përsipër më shumë se ka mundësi. Fisteku më erdhi për ata çunat e Lumit. Ai tjetri për kodrat e Cakranit. I shkurtri për serat e Semanit. I vjetri për arat e Darëzezës. Ai I holli për malësinë e Krujës. Po edhe trashaluqi për mallet e Ersekës. Ai, i vogli, për Dibrën. Ky, vetullziu, për Librazhdin. Mjeshtri i madh, për Tepelenën. Gaztori për Kurveleshin. E me radhë shokët, shprehje që e ka pas përdorur vetë në atë kohë që shkruante Rama, Malësi e Madhe, Shkodra, Divjaka, kun a ra avioni i parë. Më tej Ishmi ku na ra i dyti.
Më tej i shfaqet raporti i SHISH. Fytyra e Vishos. Dilema hamletiane i sillet nëpër mendje:

Vishoja ia ka dhënë të gjitha emrat opozitës? Kush nga ata oficerë kanë kushërinj këta të mijtë? Enigmë që nuk zgjidhet kollaj. Ajo thellohet edhe më shumë.

Kush është dora Saja apo Vishoja. Eh taksirat.
Nuk ka faj.

Më tej i kujtohen mesazhet e fushatës kur donte të gjithë tepsinë për vete. “Shefi, e rregulluam me ata çunat e Gjormit”. “U mbyll me këta të Nivicës”. “Janë mirë fare këta të Dumresë”. “ Çuna të paparë këta të Qafë Gjashtës”.
Nuk ka faj, si tek Makbethi i shfaqen në ëndërr, hijet e tyre që e ndjekin pas, emrat. Mesazhet, përgjimet e aparaturës MCI chaptcher, që e futi për të zezën e vet nga Italia.

Eh sa halle ka tani.

Si tek “Tregëtari I Vanedikut”, nuk di kë të shesë.
Dhe Ambrioza nuk hiqte dorë nga pyetja e saj:

A ka ndonjë në Rilindje, që të nuk është marrë me drogë?

Ku ta dijë Kryeministri, përgjigjen e kësaj pyetje 1 Miliard euroshe, si programi i pagëzuar nga vetë ai për pastrimin e parave?
Prandaj i jap të drejtë, etalonit.
Ku ta gjejë i shkreti atë emër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s