Kategori
Uncategorized

Kurre Erdoganizim e otomanizim te Mirdites!

Flamuri kombëtar shqiptar, ndër më të bukurit në botë 

Nga Albina Deda.

Kurre Erdoganizim e otomanizim te Mirdites!

Shikoni kete foto qe nuk len vend per koment.

Eshte diga e HEC-it te Qaf-Molles ne zemer te Mirdites.Nje kompani turke aspak serioze e cila pretendon te shfrytezoje pasurite ujore te vendlindjes time me afat te gjate ka gdhendur ne balle te diges flamurin gjysem-hene te shtetit te vet…!!

Bashke me betimin tim e te vendlindjes se ne jete te jeteve nuk do te mbijetoje kjo pikture provokuese ne Mirdite shpjegoj sa vijon.

Eshte normal nje investim i huaj qofte dhe turk apo afganistanas ne Mirdite megjithe specifikat nacionale e religjioze historike te kesaj treve.Po aq normal dhe gdhendja e simboleve te kompanise apo shtetit qe ka investuar.Por kurre pa pasur ne krah flamurin kombetar shqiptar.

Dijeni se Mirdita kete nuk do e kishte lejuar as ne kulmin e fuqise te Imperatorise e Sulltanatit Ottoman.Dhe jo me sot kur ky shtet udhehiqet nga nje president monster, neodiktator e enderrues vegimtare i otomanizimit te trojeve te Gjergj Kastriotit.

Mirdita dhe shqiptaret kudo jane jane shembull pankozmik i harmonise religjioze por kjo nuk nenkupton qe kompani provokative te nje shteti te huaj i cili per 5 shekuj ishte hasmi yne me i ashper te mund te bejne tatuazh ne token arbnore.

Mirdita nuk kerkon qe perballe gjysemhenes te ishte kryqi i Konstandinit,Gjergj Kastriotit e Shen Terezes por kurre nuk lejon te privohet flamuri me dy krere per te cilin me shume se kushdo Mirdita ka flijuar mijera jete ne qindra vjetë.Prandaj edhe firma e sponsorizuar nga fondet ekspansioniste me aksente anti shqiptare e antieuropianiste,as mediokromania e Erdogan nuk gjejne kurre terren ne Mirdite.

Nese Erdogani, ky kumbar bastard i nje bastardi kryeminister si Edi Rama arriti te bleje voten e qeverise kunder vullnetit te SHBA ne OKB ,ju siguroj se nuk do bleje kurre shpirtin kombetar e krenarine e Mirdites.Ndaj hiqeni ate tatuazh provokativ.

Nese jo une e para si bije e Mirdites do marr kazmen e do ta zhgarravis.E atehere le te turren jeniceret e tahirsat e Edi Rames te me ndalojne.

Neser une do jem aty.Hajde dhe ti mirditor dhe çdo shqiptar qe guxon te luftoje per simbolin e vet Kombetar!

AD.

 

Mirdita e 12 bajraqeve

Mund të thuhet me krenari se mirditorët janë racë e pastër shqiptare të cilëve malet dhe natyra i dha një burrëri të pashoqe dhe të lëvduar ndër shqiptarë. Ka qenë shumë e njohur rezistenca që i kanë bërë mirditorët pushtuesve osmanë.
Emri Mirditë për herë të parë ndeshet në vitin 1416. Ajo cilësohet si një nga zonat më autoktone dhe më të pavarura të Shqipërisë së Veriut, e çmuar për trimëri dhe atdhedashuri. Mirditorët kanë qenë gjithnjë kryeneçë ndaj pushtuesve dhe me gjakun e tyre dhe mbrojtjen që i kanë bërë territoreve të tyre kanë merituar gjithnjë lavdinë e kombit shqiptar.
Studiuesja e njohur Edith Durham do të vinte në dukje në fakt diçka shumë karakteristike tek mirditoret që ishte mbajtja e shamisë së zezë (xhurdi) që në fakt ka një domethënie të lashtë. Duke qenë se Lekë Dukagjini kishte miqësi me Skënderbeun, me vdekjen e tij të gjitha gratë mirditore mbanin këtë shami të zezë në shenjë zie për Skënderbeun.
Me nam është kundërshtia që i bën mirditorët Ali Pashë Tepelenës kur pashai gjakatar i Janinës i urdhëroi të vrisnin kardhiotët e lidhur. Por mirditasit nuk pranuan. “Duhet që ato të kenë armë në duar dhe të ndeshen me ne. Përndryshe të lidhur nuk mund t’i therim se shburrërohemi”. Dhe kjo në fakt përbënte thelbin e mirditorëve ndër shekuj. Trimëria dhe burrëria e tyre është me nam.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: