Kategori
Uncategorized

Policia padi Bashës/ Plan për arrestimin e liderit të Opozitës?

Policia bëri një akt lufte ndaj liderit të opozitës, pra me naivitet apo me djallëzi dikush e ka sajuar që protesta e opozitës të humb durimin dhe të kalojë në akte  dhune e përballje me forcat e policisë. Policia bëri padi ndaj Lulzim Bashës për thirrje antikushtetuese dhe antiligjore, pas deklaratave të forta të kreut të PD-së pardje, dje dhe sot në shesh. Ndërkohë që protesta e opozitës po hyn në ditën e tetë të saj dhe kur po duken shenja nervoziteti nga opozita dhe sidomos Basha, dikush në qeveri po inskenon që të futen në kryeministri me dhunë. Heshtja ose neglizhimi i kërkesave të partive të opozitës për zgjedhje të lira, nuk po merr përgjigje për dialog nga pushteti, por përkundrazi policia bën padi penale. Dhe sipas nenit të fjalë Lulzim Basha duhet arrestuar dhe tre vjet dënohet për akte të tilla.

Në të vertetë opozita mund ta kishte organizuar ndryshe protestën: edhe çadrën, por edhe duelin dhe përplasjen në Kuvend.  Në Parlament fliste dhe në fund të fundit nuk linte asnjeri të zhvillonte seancë parlamentare dhe paralel çadra mbushej me popull opozitar. Gjithsesi kështu e kanë menduar, por nuk mund të neglizhohet fakti që opozita deklaron se nuk futet në zgjedhje me këtë qeveri. Nuk po themi të ik qeveria me vrap, por pushteti dialogon dhe kërkon mënyra për të arritur në konsensus të pranueshëm nga opozita.  Por duket se ka një skenar për ta acaruar opozitën që të kalojë nga çadra para kryeministrisë ne katin e parë të kryeministrisë!

Dikush po pret çastin, pasi ndërkohë e acarojnë liderin e opozitës, pra krejt popullin opozitar, dhe mezi presin që përplasja të jetë e dhunshme. Vertet Lulzim Basha ka bërë disa thirrje të cilat interpretohen si të duash ta marrësh. Nëse don për zjarr e merr sikur Basha ashtu do, nëse ke dëshirën e mirë të kuptosh se duhet një përgjigje e jo indiferencë nga pushteti, e merr si një ofertë për të gjetur zgjidhje.

Por situata nga pak e përditë do dalë jashtë kontrollit. Edhe durimi ka një kufi. Por skenari mos është që Lulzim Basha të paditet dhe të thuhet se “ja i dolëm hakut me padi” dhe me pas ta arrestojnë nëse përplasja do jetë e dhunshme me policinë.

Dihet vetëm një gj: Demokratët nuk janë si socialistët që turren drejt kryeministrisë, vriten dhe ikin me vrap nga sheshi. Demokratët janë soji tjetër; ata të hyjnë në kryeministri!

Ndaj uluni e gjeni forma dialogu në të  mirë të vendit! SPJV.IT

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s