Kategori
Uncategorized

Eksportojmë mushka, importojmë nuse.

image

Askush nuk ka të dhënë të saktë se sa mushka dhe bagëti të ngjashme janë eksportuar në Shqipëri, ndërsa sa gra janë importuar prej atje, por sipas disa vlerësimeve, deri tani janë eksportuar mbi 2.000 mushka, kuaj dhe bagëti të tjera, ndërsa importi i vajzave shqiptare për beqarë të moshuar maqedonas ka qenë përafërsisht reciprok

– Tregtarë maqedonas të bagëtive kanë zgjeruar punën e tyre me biznes të ri fitimprurës – tregti me mushka dhe kuaj, të cilat viteve të fundit, kanë qenë shumë të kërkuara në Shqipëri. Këta tregtarë, kryesisht nga qytetet e Lindjes, i blejnë mushkat nga fshatrat maqedonase për 200 euro, kuajt prej 200 deri në 400 euro, ndërsa blerësve nga Shqipëria ua shesin jo më pak se 1.000 euro. Më së shumti vazhdojnë të jenë të kërkuara mushkat.

01-martesash_0107111628_1.jpg (629×367)

“Vetëm unë deri tani kam siguruar mbi 50 mushka për tregtarët shqiptar që merren me bagëti. Nuk e di se pse ju duhen kur te ne, ka kohë që janë hequr nga përdorimi, por në Shqipëri ende bëjnë një numër të madh të punëve në bujqësi, posaçërisht në transportin e drunjve, dhe prandaj mbajnë çmim. Mushkat më së shumti i blejmë nga fshatrat e rajonit të Koçanit dhe Vinicës, të cilat janë më të pasura me këtë rasë hibride të përzier të kafshëve, diçka mes gomarit dhe kalit ose pelës”, thotë Kërste Donev, dhe siç shpjegon, biznesi i ri është në pajtim me të gjitha rregulloret, sepse ka siguruar pasaporta dhe dokumente për mushkat dhe për cilëndo bagëti tjetër. Në Maqedoninë Lindore tashmë mushkat janë të rralla. Duke marrë parasysh eksportin dhe kërkesën e madhe, tash ato mund të numërohen me gishta. Sipas fermerëve dhe tregtarëve nga Shtipi, për një kohë të shkurtër, drejt Shqipërisë kanë eksportuar edhe mbi 100 kuaj, 200 lopë dhe dhi, me çmim blerës prej 70 deri në 500 euro, ndërsa kanë shitur së paku dyfish më shumë. Megjithatë, tregtarët shqiptarë kanë filluar tregtinë edhe me gra drejt Maqedonisë që janë shumë të kërkuara nga ana e beqarëve të moshuar maqedonas, jo vetëm në fshatra, por edhe në qytete. Çmimi i tyre është minimum 1000 euro, pavarësisht shumës që është marrë vesh me prindërit e gruas, fjala e të cilës ka qenë e fundit për martesë të këtillë në Maqedoni. Sipas bashkëbiseduesve, vajzat vijnë më shumë nga fshatrat e Shkodrës, por nuk ka qenë edhe i vogël numri i nuseve që vijnë nga qytetet tjera shqiptarë.

“Isha i gatshëm të jap edhe 2000 euro vetëm të martohem. Çdo gjë ishte e kontraktuar. Vajza ishte e bukur, por njerëzit të cilët kishin ndërmjetësuar që të sjellin gruan në Maqedoni, gjoja kishin qenë të mashtruar nga tregtarët shqiptarë. Më humbën 300 euro, të cilat i kisha dhënë si kapar. Tashmë më ka kaluar mërzia e atyre të hollave, por nuk heq dorë nga qëllimi. Më duhet grua”, thotë beqari 40-vjeç R.K, i cili në Shtip, si nëpunës shtetëror, ka punë të mirë që paguhet dhe shtëpi të vet. Fatin më të mirë se ai e ka patur 35-vjeçari, Ivica A., nga një fshat i Shën Nikollës, i cili gjatë këtyre ditëve në Shtip, i nxori dokumentet për shoqen e tij të jetës, shqiptaren 28-vjeçare nga Durrësi, Valentina M. “Unë gjeta grua për pak para. Prindërve të saj nuk u dhashë asgjë. Ajo, si re, shumë mirë është përshtatur dhe merret vesh me prindërit e mi. Tani presim foshnje”, thotë burri i lumtur dhe shton se në disa fshatra shqiptare, ka patur raste kur prindërit për vajzën e tyre, në vend të të hollave – kanë kërkuar mushk nga Maqedonia. Askush nuk ka informata të sakta se sa shqiptare janë martuar për beqarë maqedonas. Në shërbimin e Librit të amë në Shtip, thonë se ata kanë patur vetëm disa kurorëzime të këtilla. Numri i tyre është shumë më i madh në fshatrat e Komunës së Karbincit dhe në disa fshatra të tjerë fqinjë, ndërsa më së shumti ka patur në rajonin e Velesit dhe fshatrat e Radovishit. Vlerësohet se gjatë disa viteve të kaluara, nga Maqedonia në Shqipëri janë eksportuar mbi 2.000 mushka, kuaj dhe bagëti të ngjashme me çmim edhe deri në 1.000 euro, ndërkohë që importimi i grave ka qenë përafërsisht reciprok për të njëjtin çmim, gjegjësisht rreth 2.000 vajza shqiptare nga Shqipëria kanë kaluar kufirin dhe janë martuar me beqarë Maqedonas.

Lini një koment