Kategori
Uncategorized

Etiopia ia kërkon Serbisë 100 milionë dollarë për të mos e njohur Kosovën

Aleati i Serbisë që nga koha e Titos – Etiopia, po kërcënohet se do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Beogradi insiston që ky shtet t’ia kthejë borxhin prej 100 milionë dollarësh.

Me këtë shtet Serbia ka marrëdhënie të mira, porse dy çështje të pazgjidhura mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimit të Adis Abebë për Kosovën. Burime të gazetës serbe Novosti” thonë se borxhin e moçëm për armë Etiopia ia ka ish – Jugosllavisë trashëgimtare e të cilës është Serbia.

Po ashtu edhe çështja e pazgjidhur e statusit të ndërtesës në të cilën është e vendosur ambasada e Serbisë në Adis Abebë e të cilën perandori Haile Selas ia kishte falur Josip Broz Titos kushtëzohet me (mos) njohjen e Kosovës.

Zyrtarë etiopianë tashmë i kanë dërguar sinjale kreut shtetëror serb që këto probleme të zgjidhen – që diplomatët serbë të largohen nga ambasada dhe që Beogradi ta shlyejë borxhin – të gjitha këto me këmbim të përkrahjes së Etiopisë Serbisë për Kosovën.

Etiopia është selia e Unionit afrikan që e bënë 54 shtete nga të cilat 22 e kanë njohur Kosovën.

Ambasada dhe rezidenca serbe është në ndërtesën me 2.600 metra katrorë, me truall prej 11 mijë metra katrorë dhe ajo vlerësohet 3,6 milionë dollarë. Etiopia në Beograd e ka mbyll ambasadën që nga viti1992, ndërsa Serbinë e mbulon nga Roma.

Gazeta e Beogradi t shfaq frikën se ndryshmi qëndrimit të Etiopisë për Kosovën do të mund të kishte efekt domino në njohjet e reja.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka paralajmëruar se gjatë janarit, nga 26 deri më 31 janar do të qëndrojë në Adis Abisë dhe do të marrë pjesë në samitin e Unionit afrikan dhe shpreson se me këtë rast do të zgjidhen këto probleme.

GAZETAEXPRESSth

Lini një koment