Kategori
Uncategorized

Was honored FIGURE OF THE ALBANIAN great friend – I LUMTURUARI Pope John Paul II. Archbishop Zef Gashi Tivarit.Imzot accepts the award for Pope John Paul II: Albanian Ambassador’s image in the world, from Dr. Doc Astrit Memia.

 Was honored FIGURE OF THE ALBANIAN great friend - I LUMTURUARI Pope John Paul II.  Archbishop Zef Gashi Tivarit.Imzot accepts the award for Pope John Paul II:  Albanian Ambassador's image in the world, from Dr. Doc Astrit Memia.

SHQIPTARË TË TË GJITHA PËLLËMBËVE ARBËRORE DHE TË TË GJITHA KATEGORIVE SHOQËRORE E INTELEKTUALE NGRITËN ZËRIN,

ME SLLOGANIN JAM SHQIPËRI.

“Tek Ilirët e Shqiptarët, feja, ekspansioni ekonomik apo ai territorial nuk ndikonte në luftë, të parët tanë nuk kanë luftuar, sunduar a vrarë në “emër të Zotit”. Nuk kanë vrarë armikun në ikje apo bërë shkatërrim pas betejës a luftës, por prodhojnë, ushqejnë, kontribuojnë në ekspansionin e paqes, harmonisë, lumturisë, begatisë, mirëqenies, mirësisë mes vetes dhe të tjerëve, qofshin shqiptar, apo të huaj.

Shqiptarët, më 1614, 1616, 1620 së bashku me fqinj malazez, serb, boshnjak organizuan kuvendet ndër ballkanike por nuk arritën në ndonjë luftë të suksesshme. Më 1689 në malësinë e Kelmendit kryengritja e udhehequr nga kryepeshkopi Pjetër Bogdani në bashkëpunim me Austrinë korrën sukses kundër turqve.

Festivali ndërkombëtar i Imazhit Shqiptar.

Nderohen:
Bijtë e Familjes së rezistencës dhe të sakrificës kombëtare,

Jashari nga Prekazi – Dr Murati dhe Luli (Lulzimi),madhëruan Festivalin e X të Imazhit Shqiptar .Nga Doc Dr Astrit Memia.

Mijëra shqiptarë, edhe miq të kombeve të tjera, nga të gjitha pëllëmbët arbërore, por edhe nga vende të tjera europiane dhe nga Amerika e largët, ia kishin mësyrë Tiranës, për të nderuar Nënëloken në 100 Vjetorin e Pavarësisë, me slloganin tashmë të njohur të Imazhit Shqiptar JAM SHQIPËRI. Festivali i dhjetë ndërkombëtar i Imazhit Shqiptar është hapur dhe udhëhequr nga kryetari i Forumit Imazh&Media, Doc Dr Astrit Memia, i cili edhe i ka dorëzuar çmimet vjetore, në këtë vit jubilar. Festivalin e sivjemë e kanë nderuar pjesëtarët e familjes së shenjtë, të rezistencës dhe sakrificës kombëtare Jashari, nga Prekazi. Edhe në këtë festival është treguar e sheshuar imazhi i shkëlqyeshëm shqiptar, si ai i traditave tona të moçme shenjtërore. Me ….Akademik Esat Stavileci.Regjizori dhe artisti i mirënjohur Jahja Shehu.Rektori i Universitetit të Tetovës Doc Dr Vullnet Ahmeti.Teuta Kamberi Llalla merr Çmimin Imazhi shqiptar i gruas humanitare.
Teuta Kamberi Llalla merr Çmimin Imazhi shqiptar i gruas humanitare.

Koncepti i mikpritjes, si detyrë e shenjtë dhe zgjuarsia.

Nderi, mikpritja shqiptare dhe falja fisnike janë pjesë e bazës së mendimit etnik shqiptar. Shqiptarët janë njerëz zemërgjerë ata kanë një hapje që buron nga “Nevoja Për Të Ndarë”, e pa shpjegueshme dhe e pakonceptueshme nga të huajt sado fisnikë që të jenë, ose të mbahen, virtyti më i shenjtë i të jetuarit në këtë botë, vdesin pra shkojnë në jetën e përtejme me ndërgjegje, me mbikoshiencë e subkoshiencë duke mbrojtur një të panjohur mik në shtëpinë e tyre. E vështirë për tu konceptuar se si një familje mund ti bëjë si “nevoja parësore”, “nevojat e një të panjohuri” që kërkon “ndarjen e së mirës me ta”. Këta njerëz “të hapur” janë tepër të mirë për të qenë të vërtetë. Shqiptarët nuk marrin robër e skllevër ata që i mposhtin por duan vetëm të jetojnë në territorin e tyre. Pra ata njerëz që ndajnë me të tjerët të mirën nuk e vrasin armikun, është virtyt shqiptar.

Shqiptarët e kanë qeverisur veten dhe në rastet kur dominoheshin nga të tjerët. Në Shqipëri ka shumë Kanune dhe shumë fise. Dallimet vareshin edhe nga relievi gjeografik. Besa në kuvend i shërbente bashkimit.

Krerët e bajraqeve dhe pleqtë nëpërmjet besës për të mirën e njerëzisë krijonin aleancën e bajraqeve të bashkuar. Kur një bajrak kërkon ndihmë në raste fatkeqësish dhe rreziqe “Bajraqet e bashkuara janë të detyruar ta ndihmojnë”. Kanuni ishte i ndarë nga kisha dhe asnjë fenuk mund të ndikonte në qeverisje. Kanuni si kod moral dhe civil përfaqëson vullnetin e një grupi njerëzish që në kuvend të burrave ndryshojnë ligjet në shërbim të administrimit të jetës së tyre, mbështetur në barazi, përgjegjësi llogaridhënie, jashtë ndikimeve fetare.

Konceptet e nderit dhe respektik janë ruajtur prej mijëra vitesh nga shqiptarët etnikë. Dhe nuk duhet vlerësuar si e tejkaluar struktura qeverisëse e vendosur nga kanuni. Miss Edith Durham (1864-1943) paraqet rastet e zemërgjerësisë mikpritjes së malësorëve të Shqipërisë së Veriut ajo shprehet: “Më gëzoi shumë kjo gjë, që edhe në qoshet më të humbura të botës ka kaq shumë dashamirësi njerëzore”. Buka e ngrënë jo vetëm prej mikut por edhe prej armikut në shtëpinë e shqiptarit ka rëndësi të madhe dhe nderim.

Në historinë tonë oda e burrave ka qenë log i kuvendit të burrave ku pajtoheshin gjaqet nga njerëz me autoritet e të mençur, mblidheshin burrat e dheut të përkushtuar ndaj idealit kombëtar ndaj lirisë dhe pavarësisë. Një karakteristike e qenësishme e modelimit psiko-kulturor të shqiptarëve është se ata janë të rëndomtë në situata të zakonshme dhe të mbizakontë në situata të jashtëzakonshme (kanë shpirt konkurrues dhe humanizëm). Shqiptarët kanë intuitë të zhvilluar, kanë zgjuarsi natyrore që i ndihmon për të kapërcyer situata të ndërlikuara në jetën e përditshme. “Zgjuarsia – ka shkruar Franc Baron Nopca – e bën shqiptarin t’ia arrijë qëllimit në një kohë të shkurtër dhe shumë herë pa mundim. Lista e gjatë e 36-43, kryeministrave, vezirëve të mëdhenj, e 100 agallarëve te jeniçerëve, e vezirëve trashëgimtarë, e burrave të shtetit dhe e sundimtarëve si Ali Pashë Tepelena dhe familja e Kedivëve të fundit, fakti i një pape (Klementi XI) dëshmojnë qartë për inteligjencën e këtij populli numerikisht të vogël, por që nuk është ndalur kurrë në rrugën e zhvillimit të tij mendor. (Republika e Venedikut vërtetoi “antique statukua” për tu hedhur ndër themelet e statuteve të reja, ku ka gjithfarë dënimesh përveç atij me vdekje, jo (si sot Evropa). Fakt tjetër ky që tregon intelektin e lartë, vullnetin e mirë, virtytin e lartë të popullsisë tonë. Këto ligje të ardhura deri më sot përmes goje kanë gjurmë autoktonie.

Virtyti është e vetmja fisnikëri, “la virty e la seul nobles”. Shqiptarët janë njerëzit më miqësorë, paqedashës, paqebërës dhe më mirënjohës në botë, prandaj ato janë sjellë si qytetarët më të mirë të Evropës. Mirënjohja është virtyt i madh, është cilësi, ndryshe nga mos-mirënjohja, që Shekspiri i madh e quante atë (mos-mirënjohjen) krye vesin e veseve.

Në të gjithë epokat njerëzore, shqiptari në një mënyrë apo në një tjetër, ka qenë në portalet e zhvillimeve historiko-shpirtërore dhe ato të vlerave, që aspironte dhe i bënte produkt të njerëzimit koha dhe rendet sociale.

Raporti i shqiptarëve me Perëndimin, ai që sot zotërohet nga vendet më të qytetëruara dhe më të zhvilluara të Bashkimit Evropian, ka qenë i hershëm, thuajse biblik, dhe bashkëpunues, kanë themeluar parime fondamentale, kanë prodhuar rregulla qytetëruese dhe koncepte themeltare të së drejtës, me të cilën njerëzimi gjithë jetën e vet, ka vrapuar. Në Ballkanin Perëndimorë shqiptarët janë faktor paqeje, stabiliteti, faktor konstruktiv e demokratizues, faktor vlerash qytetërimi e respektues ndaj fqinjëve dhe minoriteteve, pa dallim race, gjuhe, moshe, feje, kulture dhe ideje. Shqiptarët respektojnë të tjerët dhe të drejtat e minoriteteve duke i shërbyer mirëkuptimit, tolerancës, proceseve demokratike në rajonin tonë. Faktori shqiptar në rajonin tonë është në rritje dhe në konsolidim. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe kudo kanë luftuar për demokratizimin e rajonit.

Populli që vjen nga kohët mitike, jo vetëm të gadishullit ballkanik, por të gjithë kontinentit, vijon të jetë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për kontinentin plak, i cili në kohët e tij më të vështira ia ka shtrirë dorën atij, i ka kërkuar prijës dhe luftëtarë, i ka kërkuar mendje dhe njerëz të zgjuar për t’i shërbyer atij, ekzistencës së tij dhe mbijetesës së qytetërimit të tij. Dhe kjo ka arsyen e vet fondamentale sepse:

– Para 100 shekujsh banorët e parë pritnin e përcillnin si miq e vëllezër kalimtarët, që do t’iu riktheheshin këtyre trojeve, ndërsa pellazgo-iliro-dardanët pritnin vitin 2010, që të lëviznin të lirë në ish-territoret e tyre. Evropa u ri-kthye tek vetvetja. Ilirët, ilirët janë sot , të lirë, si dikur moti, ashtu siç i deshi Zoti.

– Ndër Kombet hyjnore, që kanë marrë përsipër për të shpërndarë paqe e mirësi, që nga koha Evës dhe Adamit, kanë qenë “ekspansionistët” e qytetërimit, mirësisë, paqes, lirisë, stabilitetit e prosperitetit, dashurisë, jashtë çdo “ekspansioni” materialo-ekonomik është kombi shqiptar.

Shqiptarët janë elementi bazë për stabilitetin e rajonit. Elementi që përshpejton proceset integruese euroatlantike të Europës Juglindore. Faktori shqiptar është baza kryesore që do të sigurojë stabilitet në luftën kundër fenomeneve të terrorizmit, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe ndaj çdo lloj trafiku në rajon. Faktori shqiptar tregon vullnet për bashkëjetesë multietnike, multifetare, pluraliste. Ai respekton liritë dhe të drejtat e njeriut për pakicat dhe të gjithë minoriteteve. Të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, kanë disa karakteristika. Ata duan vendin e tyre, ata duan njëri-tjetrin, ata duan dhe respektojnë popujt që jetojnë në Europën Juglindore. Ata duan dhe respektojnë kombet e tjerë. Shqiptarët janë një popull me një traditë shumë të lashtë vertikale. Një popull me vullnet për të bashkëjetuar me popujt e tjerë. Ne nuk njohim urrejtje racore, fetare apo etnike. Shqiptarët janë një faktor themelor për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Integrimi dhe jo dizintegrimi, angazhimi dhe jo izolimi, hapja dhe jo mbyllja, bashkëjetesa dhe jo kundërshtimi, bashkëpunimi dhe jo përjashtimi, sendërtimi dhe jo egoizmi, modernizimi dhe jo primitivizmi, kooperimi, partneriteti reciprok, civilizimi perëndimor, politika reale dhe jo intriga, miqësia dhe jo armiqëria, afrimi dhe jo largimi, qytetaria mbi reminishencat e paragjykimeve të së kaluarës, do të kapërcejë barrierat historike të psikologjisë dhe mentaliteteve ballkanase.

Vizat, liria e iliro-shqiptarëve, ashtu siç ndodhi Big Bengu, i mbi 14 miliard vjet, i krijimit të jetës, ky është Big Bengu i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Gadishullit të vjetër i kthehet normaliteti. Qysh prej miliona vjetësh, që shkëlqen dielli mbi tokë e qindra shekujsh që lindi jeta mbi tokë, në Ballkanin ilirik, në pjesën kryesore pellazge, zanat e shtojzovallet, ADN-ja dhe psikika ilire, u trashëgua në këngë, rrëfime, doke e zakone të kombit të hyjnishëm, që si i dërguari i zotit shpërndau “ekspansionin” e paqes, lirisë, të virtytit dhe fisnikërisë, të cilën sot e bëjnë prezent popujt e qytetëruar të Perëndimit dhe më gjerë.

Nga kjo ngjarje dhe kjo arritje, shteti shqiptar, dhe shqiptarët kudo ato ndodhen, ndjehen të vlerësuar, të respektuar dhe pjesë e qytetërimit të sotëm “agresiv” perëndimor, por i tillë ndjehet vetë perëndimi. Shqiptarët që nga qytetërimi i tyre i hershëm, iu kanë dhënë atyre ç’kanë pasur dhe ç’kanë kërkuar. Ky akt është një akt ndershmërie dhe krenarie, të cilin e meritojmë të gjithë.

Shqiptarët në vitin 1908 i prinë Udhës së Dijes përmes Udhës së Shkronjave, në Kongresin e Manastirit, aty mendjet më të ndritura të kombit iluministët dhe Rilindasit tanë, vendosën alfabetin e lashtë të komunikimit të shqiptarëve, (Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit). Pas shembjes së Murit të Berlinit, demokracia solli Udhën e Kombit, afroi Tiranën me Prishtinën. Sot, liria, Udha e Dijes e elitës dhe super elitës, së qytetërimit kombëtar qarkon ndër shqiptar, duke pritur dhe pjesën e margjinalizuar të Europës, dardanët, të integrohen në Europën e qytetëruar.

Shqiptarët janë kontributorë të historisë së vjetër dhe të re të kontinentit tonë, (që nga pellazgët, iliro-dardanët-arbëreshët-shqiptarët e sotëm). Integrimi etno kulturor, artistik, arsimor, ekonomik, sportiv, ideor, demokratik, shpirtëror, psikologjik, gjuhësor, politik, bashkëjetesa e tre besimeve, unikale dhe model tek shqiptarët, toleranca dhe durimi, do të rrëzojnë perden e hekurt të regjimeve diktatoriale, trarët e ndarjes, barrierat historike të çfarëdo lloji qofshin ato në Ballkanin Perëndimorë.

Si përfundim, çështja shqiptare dhe integrimi i shqiptarëve është një proces i afërt, por i pakthyeshëm, që do të realizohet me paqe dhe në paqe, kurrë me luftë. O zot, shpëtona nga ata që qeshin dhe argëtohen me Luftën dhe qajnë nga Paqja!

Ky eshte shpjegimi i kupes por mos harroni edhe sloganin e ri “Një Shqipëri, Një Komb, Një Zë”

MONUMENT

Imazhi i ketij projekti, bazohet te fillesat e traditës dhe kultura mijëravjeçare e Kombit Shqiptar, si dhe në studimet gjuhësore, historike, arkeologjike, të diakronisë dhe sinkronisë. Për ta paraqitur shqiptarin dhe Shqipërinë në plotësinë e vlerave të tij, mendojmë se, ky projekt lypet të realizohet mbi bazën e simboleve përfaqësuese Shqiptare, në epokën e Globalizmit. Dy duar të fuqishme, nisen vertikal si strukture guri dhe druri, direkt nga dheu, përfundojnë në takimin e tyre horizontal, duke formuar njëkohësisht silueten e shqiponjës, bashkimin, besën, benë të shenjtë te shqiptarët, portën ,(harkun) dhe mbyllja finalizon monumentin, me një flakë të ndarë në pesë pjesë, kontinentet në glob. Monumenti fillon nga toka.

1) Guri, simbolizon guximin dhe trimërinë e Shqiptarit në shekuj, ndërsa druri krenarinë.

2) Porta, mes dy duarve, simbolizon mikpritjen Shqiptare, dhe sot porta e hapur e Europës.

3) Duart, besëlidhjen, konseguencë me qëndresë për liri, paqen ,vllazërimin edhe në pole.Gishtat, flatrat e Shqiponjës në profil, simbolizojnë plisin{ kapuçin},identitetin shqiptar,diellin,dëboren, e shpirtbardhësia jonë.

4) Shqiponja, simbol i identitetit Kombëtar në mileniume.

5) Flaka, simbolizon flakën e lirisë dhe të paqes. Paqja Globale përmes pëllumbit në pamje ballore, dhe simboli i identitetit kombëtar Shqiponja. Flaka, qytetari shqiptar në kontinente, qytetar i Paqes Universale.Vepra, në dukje të parë jep idenë e një lutjeje hyjnore TEREZIANE, e formon shkronjën A – Albania .

Ne sugjerojmë që ky monument mund të vendoset, tek sheshi Rilindja, stacioni i trenit, parku rinia nga pjesa e urës së Lanës, në rrethrrotullim, sepse i shkon për shtat pikës se shikimit tre dimensional.Vepra është menduar të jetë 15 deri 21 metra në bronx ose mermer, në përputhje me hapësirën, ambientin, ku do te vendoset. Platforma do të jetë rrethore dhe skulptura fillon direkt nga toka.

Vepra e dytë është e thjeshtë, dy krahe qe bashkohen lart duke krijuar shqiponjën dy krenare, dhe pese yje te Bashkimit Europian, që simbolizojnë kontinentet.

Ju garantojmë se vepra do të realizohet përsosmërisht, profesionalisht dhe artistikisht.

Me respekt, miku i juaj Astrit Memia

Ishte një festival spektakular, një manifestim i denjë, që vuri vulën e pashlyeshme të imazhit të mirë shqiptar në botë, një vulë të madhe, të rëndësishme dhe të domosdoshme në historinë njerëzore. Ishte një festival, që vlerësohet me notën maksimale, si për nga ana shkencore, patriotike, njerëzore dhe artistike. Ishte një festival që na detyron të mendojmë se ç’po bëjmë konkretisht për të vulosur imazhin e rëndësishëm dhe të shenjtërishëm shqiptar, në histori.

Mbase është ky një reportazh i gjatë, por ishte shumë vështirë të lihet diçka pa e mbarështruar këtu, sidomos fjala dhe shpjegimet e kryetarit të Forumit Imazh & Media, Doc Dr Astrit Memia, që ishte shumë domethënës dhe duhet studjuar e zbatuar të gjithë ne – qeniet arbërore.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s